E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE: Parlamenti, lider për reformat integruese

OSBE mbështet Shqipërinë, dhe institucionet e saj në reformat për progres që ka ndërmarrë vitet e fundit. Ky ishte mesazhi që ambasadori i Asamblesë Parlamentarë të OSBE-së në Vienë, Andreas Nothelle i përcolli sot Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.
 

Kryetarja e Kuvendit i shprehu mirënjohjen dhe falënderoi ambasadorin Vienë Andreas për rolin dhe angazhimin e OSBE për konsolidimin e demokracisë dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri.

Kryetarja e Kuvendit i njohu përfaqësuesit e OSBE me zhvillimet para, gjatë dhe pas sulmit që i`u bë Kryeministrisë dhe rendit Kushtetues në 21 janar, gjatë protestave të dhunshme të opozitës.
 

“21 Janari ishte një dhunë ekstreme në tentativë për të rrëzuar institucionet legjitime, që dështoi e do dështojë sa herë ta provojnë ” tha Kryetarja e Kuvendit.
 

Rendi dhe Kushtetuta janë të paprekshme.Institucionet nuk mund t`i bllokojë askush në axhendën dhe veprimtarinë e tyre.
Andreas Nothelle theksoi se Parlamenti mbetet institucioni lider për bashkëpunimin politik dhe reformat e integrimin evropian të Shqipërisë.
 

Në takim u diskutua dhe vazhdimi i bashkëpunimit mes institucionve shqiptare dhe OSBE-së për përgatitjen e zgjedhjeve të 8 Majit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›