E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha takon komisionerin e KiE-së për të drejtat e njeriut

Kryeministri Berisha është takaur sot me Komisionerin e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Thomas Hammarberg.
Kryeministri Berisha e njohu zotin Hammaberg me reformat e ndërmarra nga qeveria për garantimin e të drejtave të njeriut, duke shprehur bindjen se konsolidimi i këtyre të drejtave është një proces i vazhdueshëm dhe shprehu angazhimin e plotë të tij dhe të qeverisë në këtë drejtim. Ai, gjithashtu shprehu mirënjohjen dhe falënderimin për rolin dhe mbështetjen e Komisionerit në arritjen e standardeve më të larta të të drejtave të njeriut.

Gjatë takimit, Kryeministri Berisha dhe zoti Hammarberg diskutuan mbi përpjekjeve e liderit të opozitës më datë 21 janar, për të marrë me dhunë institucionet demokratike. Pasi vuri në pah se para 21 janarit opozita aktuale ka zhvilluar rreth 1730 tubime paqësore ku asnjë e drejtë nuk është dhunuar apo kufizuar, kryeministri Berisha i shprehu zotit Hammarberg, se qeveria mbetet e vendosur për të respektuar në çdo moment me rigorozitet të plotë të drejtat e qytetarëve shqiptarë, por theksoi se ajo nuk do të lejojë në asnjë rast cenimin e institucioneve demokratike dhe rendit kushtetues përmes forcës.

Kryeministri u shpreh se drejtësia e pavarur, e paanshme dhe gjithëpërfshirëse është dhe mbetet themelore për kapërcimin e kësaj situate dhe e garantoi zotin Hammarberg, se institucionet kompetente do të ketë të gjithë mbështetjen, ndihmën dhe bashkëpunimin e qeverisë shqiptare për zbardhjen e të gjitha përgjegjësive te ngjarjeve të dhunshme të 21 janarit.

Nga ana e tij, zoti Hammaberg, pasi u njoh me zhvillimet, vlerësoi reformat ne fushën e të drejtave të njeriut dhe hapat pozitivë drejt normalizimit të situatës. Ai ndau të njëjtin qëndrim me Kryeministrin për rëndësinë themelore të një hetimi dhe gjykimi të plotë, të pavarur dhe të balancuar nga drejtësia shqiptare.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›