E Diel, 1 Nëntor 2026

OSBE: Pas 6 marsit, opozita do humbasë mandatet

Presidenti i Asamblesë së OSBE-së ka konfirmuar dje se komuniteti ndërkombëtar i qëndron raportit vëzhgues që çertifikoi standardet e zgjedhjeve të 28 qershorit dhe se opozita do të humbasë mandatet e saj, nëse nuk i çon deputetët në parlament, përpara 6 marsit. I njëjti mesazh pritet të përsëritet edhe me 22 shkurt, kur Shqipërinë do ta vizitojë edhe një delegacion i lartë i Asamblesë së Këshillit të Evropës

Asambleja Parlamentare e OSBE-ODIHR-it, e mbledhur në Vjenë të Austrisë për të diskutuar mbi zgjedhjet në vendet ku misioni vëzhgues i kësaj organizate ka marrë pjesë, i ka kërkuar opozitës shqiptare të zërë vendet e saj në Parlament.
Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Joao Soares, deklaroi në Komitetin Drejtues të kësaj asambleje, se në rast se deputetët e Partisë Socialiste nuk hyjnë në Kuvend brenda 6 marsit, rrezikojnë të djegin mandatet e fituara.
Pas këtij mesazhi mjaft të qartë, Presidenti i kësaj Asambleje, duke iu referuar raportit për Shqipërinë theksoi si të rëndësishme 4 pika, mbi të cilat bazohet qëndrimi aktual i misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR-it. Pika e parë ka të bëjë me vlerësimin e raportit të hartuar për zgjedhjet e 28 Qershorit në Shqipëri, raport të cilit OSBE-ODIHR-i i qëndron në të gjithë përmbajtjen e tij.
Ne i qëndrojmë fort këtij raporti ka deklaruar Soares, duke shtuar se të gjithë të zgjedhurit duhet të ulen në parlament. Soares bëri thirrje për anëtarët e zgjedhur të opozitës që të pranojnë menjëherë vendet e tyre në parlament.
“Në interes të stabilitetit, dhe për të lëvizur përpara me dialog dhe pajtim, unë ju thirrje të gjithë kandidatëve të zgjedhur që menjëherë pranojnë mandatet e tyre dhe të hyjnë në parlament. Unë përshëndes gatishmërinë nga të dy palët për të marrë pjesë në një komision parlamentar që do të ndërmarrin një hetim të plotë dhe tërësor të zgjedhjeve, me respektin e duhur për kushtetutën dhe vendimet përkatëse të gjykatës kushtetuese”, u shpreh Soares, sipas një deklarate për shtyp të shpërndarë dje nga OSCE, pas takimit të Soares me Kryeparlamentaren shqiptare Jozefina Topalli dhe kreun e opozitës Edi Rama.
Asambleja Parlamentare e OSBE-ODIHR-it ka shprehur po ashtu qëndrimin pro ngritjes së një komisioni hetimor parlamentar, duke bërë të qartë se ky komision duhet të respektojë ligjin dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ky është një tjetër mesazh që opozita shqiptare merr nga faktori ndërkombëtar, që i ka kërkuar në mënyrë të përsëritur asaj futjen në Kuvend.
6 marsi shihet edhe nga ky organizëm i lartë, që ka monitoruar zgjedhjet në Shqipëri, si shansi i fundit për deputetët socialistë të zgjedhur me 28 qershorit, për të mos humbur mandatin e tyre, ndërsa qëndrimi për objektin e hetimit të komisionit parlamentar për zgjedhjet, është deri më tani më i qarti i shqiptuar nga organizmat ndërkombëtare, krahas pikës 7 të rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Në 29 qershor 2009, në vlerësimin për procesin zgjedhor, vëzhguesit bënë ët ditur se zgjedhjet shënuan progres të dukshëm në lidhje me futjen e regjistrimit të votuesve të ri dhe procedurat e identifikimit, si dhe miratimin e një kuadri të përmirësuar ligjor. Por vëzhguesit gjithashtu vunë në dukje se këto përmirësime janë lënë në hije nga politizimi i aspekteve teknike të procesit dhe shkeljet e vëna re gjatë fushatës që ka minuar besimin e publikut në procesin zgjedhor, vëren deklarata e OSBE-së.
Ndërkohë, mësohet se më 22 shkurt në Tiranë mbërrin delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Komiteti i Presidentëve në përbërje të të cilit është presidenti i sapozgjedhur i Asamblesë turku Mevlut Cavusoglu, kreu i grupit të djathte Luca Volonte, shefi i socialistëve të Asamblesë Andreas Gross, Anne Brasseur nga liberalët dhe Tiny Cox nga e Majta e Bashkuar Europiane si dhe dy raportuesit David ëilshire dhe Jaako Laakso vijnë të hënën siç ishte përcaktuar në rezolutën për Funksionimin e Institucioneve Demokratike në Shqipëri dhe rekomandimet shoqëruese.
Misioni i këtij delegacioni është të ndihmojë përpjekjet e Presidentit Topi i cili mbart rolin kyç sipas rezolutës për zgjidhjen e ngërçit politik në vend.

Në Asamblenë e Vjenës, dy kongresmenë e cilësojnë hapjen e kutive, si një akt që dhunon ligjet dhe Gjykatën Kushtetuese

Anëtarë të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së janë shprehur në prononcime për mediat se opozita nuk mund t’ia kërkojë qeverisë hapjen e kutive të votimit, pasi kjo bie ndesh me vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe ligjeve në fuqi.
Ata janë shprehur se opozita duhet të pranojë rezultatin e zgjedhjeve që plotësuan standardet ndërkombëtare dhe të kthehet në Kuvend për të përfaqësuar zgjedhësit e vet.
Zëvendëspresidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Kongresmeni Robert Aderhold, i cili ka vëzhguar zgjedhjet në Shqipëri, deklaron se të gjithë vëzhguesit e zgjedhjeve nga OSBE si dhe organizmat e tjera ndërkombëtare i kanë konsideruar zgjedhjet, plotësisht të drejta dhe se nuk ka pasur asnjë parregullsi dhe se kjo gjë duhet të vlerësohet, thotë ai. “Unë do të inkurajoja që opozita të ndalojë bojkotin, të njohë qeverinë dhe të bashkëpunojë me të në Kuvend”, deklaron Kongresmeni Aderhold.
Edhe Hastel i mëshon fort idesë për zbatimin e ligjit dhe të Gjykatës Kushtetuese.
Në prononcimin e tij për mediat ai shprehet se të gjithë duhet ta dinë se zbatimi i ligjit është jetësor dhe thelbësor dhe pikërisht këtë opozita duhet ta marrë parasysh.
“Nëse opozita pretendon të hedhë poshtë vendimet e gjykatës, është një gabim shumë i madh. Unë nuk favorizoj askënd, as mazhorancën dhe as opozitën në deklarimet e mia, por vetëm zbatimin e ligjit. është e gabuar të kthehet pas vendimi i gjykatës, për zgjedhjet. Këto të fundit sipas të gjitha vëzhguesve ndërkombëtarë u pranuan si të lira dhe demokratike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›