E Diel, 1 Nëntor 2026

Drama tibetiane, që po konsumohet nën formalitetin e tensioneve kino-amerikane

Foreign Affairs interviston Robert J. Barnett, drejtor i programit të studimeve moderne tibetiane në Universitetin e Columbia-s

Presidenti Barack Obama ka planifikuar një takim me Dalai Lamën këtë javë. Kjo ka ngjallur shumë kritika të ashpra që vijnë nga Kina, ashtu siç ndodhi edhe me 6 bilionë armët e shitura Tajvanit. Takim zhvillohet në një kohë kur Kina është më e sigurt për gjendjen globale aktuale dhe më e shqetësuar për një Tibet të pashtruar ende, si dhe çështje të tjera të brendshme, shprehet eksperti Robert Barnett. “Të dyja anët do të kenë vullnet të shmangin ndonjë gërricje serioze”, thotë Barnett, por ama, një mirëkuptim mes të dyve do të ndihmojë goxha”. Të gjithë presidentët amerikanë që më 1990 janë takuar me Dalai Lamën, por takimi i Obamës me të ditën e enjte tërhoqi një vëmendje të madhe nga ana e Kinës, sepse këtu mund të minohen marrëdhëniet Amerikë-Kinë.

A është Kina më në ankth se herët e tjera për këtë takim?
Sigurisht që ekziston një nivel më i lartë i retorikës së zemërimit nga Pekini. Ekziston edhe një kërcënim i mundshëm. Kur Zhu Weiqun, një zyrtar, zv/ministër ka thënë se takimi me Dalai Lamën “mund të jetë edhe irracional, edhe i dëmshëm. Nëse vendi vendos kështu, duhet të marrim masa për të ndihmuar ata që ta kuptojnë”.
Por në fakt, prapa skenave, Pekini ka qenë më i shqetësuar nga takimi i mëparshëm me ish-presidentin Bush, kur ky i fundit ndodhej në ceremoninë e marrjes së medaljes së artë nga Dalai Lama në tetor 2007, sepse kjo ishte e para dhe e vetmja herë kur të dy u takuan në publik.
Kështu, për diplomatët kinezë, qëllimi i vërtetë për 6 muajt e fundit nuk ka qenë ndalimi i këtij takimi, por që ky takim të ishte privat.
Kjo është arritur, sepse takimi do të zhvillohet në një dhomë private, në Shtëpinë e Bardhë. Por, ama, ka një pikë të errët të protokollit, që, siç dihet edhe nga Shtëpia e Bardhë, bën një ndryshim shumë të madh për zyrtarët e Pekinit. Për Kinën, kanë rëndësi edhe çështjet simbolike me hollësira, por për tibetianët në Tibet, ka rëndësi takimi që është domethënës.
Por, ka faktorë të tjerë prapa retorikës zemërake. Kina ndryshoi politikën e Tibetit, për shkak të goditjes që mori nga takimi në publik me ish-presidentin Bush, më 2007. Kjo e përmirësoi imazhin e Tibetit si “një interes thelbësor” dhe u përpoq në mënyrë më agresive të ndalonte takimet e huaja me Dalai Lamën. Strategjia e tij “frymëmarrje-zjarri” ishte një sukses i madh: që kur nisi fushata, liderët e Australisë, Zelandës së Re dhe Papës kanë refuzuar për të takuar Dalai Lamën; Anglia publikisht shpalli njohjen e Tibetit si autonome në të kaluarën; dhe Franca u detyrua të deklarojë se “kundërshton të përkrahë pavarësinë e Tibetit në çfarëdolloj forme”. Vitin që shkoi, vetëm 2 liderë u takuan me Dalai Lamën – kryeministrat e Republikës çeke dhe mbretësisë së Danimarkës.

Cilat çështje të brendshme në Kinë ndikojnë në marrëdhëniet mes Amerikës dhe Perëndimit?
Strategjia e “Frymëmarrjes-zjarr” të Kinës ka qenë një sukses i madh: liderët e Australisë, Zelandës së Re, Gjermanisë dhe Papës kanë refuzuar të takohen me Dalai Lamën. Britania, Franca dhe Danimarka kanë nënshkruar deklarata poshtëruese për çështjen e Tibetit. Nga suksesi, Kina është mënjanuar disi nga ndryshimet thelbësore, sidomos rritja e saj ekonomike. Ndryshime të tilla të mëdha duket se kanë ndodhur përtej sipërfaqes së Kinës. Në të njëjtën kohë, zonat perëndimore, ku jetojnë tibetianët dhe ujgurët - rreth gjysma e territorit të Kinës - duket se po përjetojnë protesta të mëdha në këto dy vitet e fundit. Shteti përballet me qindra e mijëra demonstrata çdo vit nga fermerët, toka e të cilëve është përvetësuar nga sipërmarrësit e ndërtimeve apo nga ndotjet e industrisë. Po bëhet gjithnjë e më e vështirë për shtetin që të krijojë mundësira punësimi të mjaftueshme dhe të mbajë në këmbë rritjen ekonomike pa cenuar ambientin. Por Kina mund të vazhdojë t’i menaxhojë këto potenciale, në mënyrë konstante.

Presidenti Obama e anulloi një takim me Dalai Lamën në tetor të vitit që shkoi. Mos vallë e bëri këtë që të qetësonte Kinën? E bëri këtë për të treguar ashpërsi?
Në fakt, presidenti vetë nuk e anuloi këtë takim me Dalai Lamën; thjesht e shtyu në kohë. Kjo është një strategji e re dhe interesante, kur një takim shtyhet për të qetësuar Kinën përkohësisht. Ky afrim duket premtues, përgjegjës ndaj ndjeshmërisë kineze pa pranuar angazhimet amerikane. Për fat të keq, për presidentin, mesazhi nuk erdhi siç duhej, për shkak të perceptimit që Shtëpia e Bardhë kishte ushtruar presion në mënyrë sekrete ndaj Dalai Lamës për të tërhequr kërkesën e tij për takim.
Por takimi, sidoqoftë, do të zhvillohej. Shumë njerëz, përfshirë edhe kinezët, prisnin që kjo administratë të ishte disi më e ashpër me Pekinin. Kjo administratë mund të ketë llogaritur mirë se viti i parë i pajtimit do ta shtonte shumë besimin për të mbështetur problemet e vështira dhe afatgjata në axhendë, siç janë p.sh. shitja e armëve dhe masat anti-zbrazje.
Ajo që nuk pritet është qëndrimi i papritur ndërkombëtar për Pekinin e ndryshuar, për shkak të impostimit të çështjes “Google”, plus raportet negative si ato për rolin e Kinës në Kopenhagen. Ende, çështjet e tregtisë dhe angazhimet e Tajvanit mund ta kenë shtyrë Uashingtonin drejt një politike më elastike.

Kina e ka kundërshtuar deklaratën më të fundit për 6 bilionë armët e shitura Tajvanit, duke kërcënuar me sanksione për përfshirjen në të të firmave amerikane. Por, Amerika ka vazhduar të shesë armë për Tajvanin që kur marrëdhëniet diplomatike me Kinën u krijuan më 1972. Përse erdhi kjo përgjigje kaq e fortë?
Teksa mirëbesimi kombëtar lartësohet në zonat lindore dhe urbane të Kinës, zonat perëndimore ku jetojnë tibetianët dhe ujgurët vazhdojnë me protestat e tyre, këto dy vitet e fundit. Amerikanët argumentojnë se Pekini po tregohet thellësisht i paarsyeshëm, për arsye se Uashingtoni i sheh këto armë si një mbrojtje, duke qenë se nuk përfshinen F16, që ka kërkuar Tajvani. Tajvani ka për t’u ndjerë më i sigurt dhe më i vullnetshëm për të bërë lëshime në dialogun me Kinën. Pekini i sheh armët, ku përfshihen edhe helikopterë, si të shumëqëllimshëm dhe të dobishëm gjatë sulmeve. Sidoqoftë, duhet të reagojë ndaj shitjes së armëve në Tibet, veçanërisht në një kohë kur të dyja palët shprehen se shohin përmirësime të mëdha në diplomaci. Profili i ri i Kinës si një fuqi e madhe rajonale, madje edhe globale, imponon që të merren masa për pretendimet e saj për dominim brenda së ashtuquajturës “zonë të influencës”. Të dy palët e kuptojnë më së miri këtë. E dinë mirë se përgjigjja ndaj shitjes së armëve nënkupton një njoftim të ri për marrëveshjen lidhur me shitjen e F16. kjo shihet nga Pekini si një problem shumë serioz. Ka të ngjarë të jemi dëshmitarë të rritjes së tensionit për flotat detare dhe burimet e tjera, ashtu siç duket e pashmangshme që Kina të heqë dorë nga pretendimet për të drejtën e sovranitetit edhe mbi detin e Kinës Jugore.

Lidhur me retorikën mbi Tibetin dhe Tajvanin, Kina ka qenë antagoniste edhe në mënyra të tjera. Pekini dërgoi një zyrtar për të negociuar me Obamën në Kopenhagen, dënoi mentalitetin e sëmurë në Angli për drogën, mbi qëllimet e këtij shtetit dhe iu kundërvu Këshillit të Sigurisë për dënime më të ashpa ndaj Iranit. Përse?
Të dyja palët janë antagoniste, por jo me njëra-tjetrën. Pothuaj të gjitha çështjet duken të arsyeshme në kontekstin që zyrtarët kinezë dhe zemërimi perëndimor të shfaqet provokativ apo oportunist. P.sh. Kina tashmë thotë se kompjuterat janë sulmuar nga hakera të klasit të lartë, që përkrahin tajvanezët dhe tibetianët shpjegohet vetëm si një kurth për të dëmtuar Kinën. Ka edhe një problem tjetër strukturor por edhe themelor: Duke qenë se Kina po zmadhohet dhe po pasurohet gjithnjë e më shumë, energjia dhe nevojat e saj politike e detyrojnë të shohë përtej kufijve të saj të brendshëm tokësorë, ku do të përplaset vazhdimisht me rolin e vazhdueshëm të Amerikës si një polic global, po ashtu edhe me fqinjtë e fuqishëm dhe të rëndësishëm si: Japonia, Koreja dhe India. Do të bëhet shumë e rëndësishme për të dyja palët të dialogojnë dhe të zhvillojnë diplomacinë mes tyre, teksa po hyjmë në një fazë të re të marrëdhënieve ndërkombëtare.

A duhet të ketë një qëndrim më rezistent të presidentit Obama me Kinën, specifikisht lidhur me të drejtat njerëzore dhe çështjet e tregtisë me armët?
Perceptimet ndërkombëtare të Kinës sapo kanë nisur ndryshimin. Ka qenë një vendim i çuditshëm në të gjithë botën. Varësia financiare e Perëndimit ndaj Pekinit tashmë shihet si më pak i mprehtë sesa para disa muajsh, një ndërgjegjësim që në të ardhmen do të njihet, me sa duket, si një “moment Google”. Administrata e Obamës tashmë ka kuptuar se ka më shumë hapësirë për të vepruar, çka do të shtojë përsëritjen e mëtejshme të “gabimeve në protokoll”, si ai që u shënua vitin që shkoi midis Pekinit dhe Tibetit. Takimi me Dalai Lamën, tejet simbolik, i jep Uashingtonit një mundësi me kosto të ulët për të sinjalizuar një afrim më të besueshëm, por akoma të kufizuar.
Nëse kjo do të zgjasë, kjo varet nga përgjigjia e Kinës lidhur me problemet aktuale. Të dyja palët do të dëshirojnë të shmangin ndonjë gërricje serioze në këto marrëdhënie, që është e një rëndësie të lartë për nevojat e tyre për të bashkëpunuar për ndryshimin klimaterik, krizat financiare apo çështje të tjera. Nëse Kina vërtet vendos të ndëshkojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbi tregtinë, borxhet, Iranin, Korenë e Veriut apo Tajvanin - duke zgjeruar zonën e saj bregdetare, Amerika ka për t’u përballur me dilema të rëndësishme, meqë është më e prekshme ndaj lobeve private dhe tensioneve të grupeve të interesit më shumë se Pekini.
Mbi të gjitha, karakteret individuale dhe vendosmëria do të jenë pika shumë të rëndësishme: Amerika nuk mund t’ia lejojë vetes të qëndrojë në heshtje për abuzimet e të drejtave civile në Kinë. Por Pekini tashmë ka marrë një sinjal të rëndësishëm duke u shprehur javës që shkoi, se do të lejojë aeroplanët transportues amerikanë të vizitojonë Hong Kongun në “të ardhmen e afërt”.
Kështu që, ka të ngjarë që prapa skenave të dyja palët, të gjejnë mënyra për të jetuar megjithë ndryshimet e tyre.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›