E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE: Policia të jetë e paanshme në zgjedhje

Shkup-Ambasadori i OSBE-së në Shkup, Jose Luis Herrero ka paralajmëruar për kujdes të veçantë nga pjesëtarët e policisë gjatë fushatës dhe ditës së zgjedhjeve në Maqedoni. Ai këtë e ka potencuar gjatë fushatës së nisur të kësaj organizate për informimin e opinionit për reformat, që synojnë të bëjnë punën e policisë më transparente dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.

“Është me rëndësi që policët të sillen në mënyrë transparente dhe të tregojnë neutralitet dhe pavarësi në drejtim të të gjitha partive politike gjatë procesit zgjedhor,” ka thënë Herrero. Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) do të informojë publikun për veprimet e padukura të policisë, sidomos gjatë fushatës zgjedhore.

Ministria e Brendshme gjithashtu ka mirëpritur realizimin e këtij projekti i cili ka për qëllim informimin e publikut për zgjedhjet. Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska ka theksuar se policia do të jetë në shërbim të qytetarëve për zgjedhjet, për transparencë me qytetarët dhe përgjegjësi për të evituar parregullsitë.

Ministria e Brendshme ka përgatitur plan operativ për sigurimin e zgjedhjeve presidenciale dhe vendore të 22 marsit. Për realizimin e këtij plani janë angazhuar edhe përfaqësues të policive të bashkësisë ndërkombëtare. ina

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›