E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama kerkon ndihme per planin e tij

Indiana, 9 shkurt, 11:45, NOA – Presidenti amerikan, Barack Obama, mblidhet sot ne Indiana për të diskutuar me mbështetësit e tij mbi rëndësinë që paraqet plani i ndihmës ekonomike për vendin.

Ai do të nisë në këtë mënyrë fushatën për mbrojtjen e planit që ai i paraqiti Dhomës së Përfaqësuesve Amerikanë, i cili po gjen debat në diskutimet e Senatit.

Ky i fundit tashmë e ka miratuar vetëm në parim, por me ulje të shifrës fillestare.

Sipas Obamës, koha e diskutimeve tani ka përfunduar dhe vendi ka më shumë nevojë se kurrë për miratimin e planit financiar, pa pritur që kriza financiare të trokasë.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›