E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, Wollfarth: Opozita të bëhet pjesë e KZAZ-ve

Ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth i ka bërë thirrje opozitës që të bëhet pjesë e komisioneve zonale të adminsitrimit të zgjedhjeve.

Nga qyteti i Lezhës, ambasadori Wollfarth gjithashtu theksoi se nuk është koha për të ndryshuar kodin zgjedhor.
 

Sipas tij ndryshimet e kodit zgjedhor duhet të ndodhin pas zgjedhjeve lokale të 8 majit.

“Qytetarët në këto momente kërkojnë siguri që ua jep kodi aktual. Ne shpresojmë të mos ketë ndryshime të papritura pasi ndryshimet duhet të ndodhin pas zgjedhjeve të 8 majit” theksoi Wollfarth
 

Sipas tij Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të drejta pasi ka një kod zgjedhor dhe një prezencë të madhe të organizmave të huaj që e garanton këtë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›