E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE Shqiperia ne udhekryq


Raporti i ambasadorit Eugen Wollfarth është bërë publik nga zyra e tij e shtypit në Tiranë. Ai ka si bosht krizën politike në vend.

Në raport p.sh shkruhet "Vetëm kur të gjitha palët të fillojnë të kuptojnë plotësisht se çfarë do të thotë vërtet të jesh në Qeveri dhe çfarë do të thotë të jesh në Opozitë në një sistem demokratik, do të mundet Shqipëria të bëjë një përparim domethënës". Ambasadori i fton palët që raportin e fundit për zgjedhjet të zyrës së OSBE-së për të drejtat e njeriut dhe institucionet demokratike, ta lexojnë të plotë dhe jo duke përzgjedhur pjesët që u pëlqejnë.

Rekomandimet e raportit për zgjedhjet e vitit 2011 dhe ato të raportit për zgjedhjet e vitit 2009, duhet të përkthehen Duhet të shohim një kthim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm në gjuhën e dialogut, si dhe një vullnet të sinqertë për kompromis, me qëllim çuarjen përpara të axhendës së reformave

Eugen Wollfarth
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë në një reformë zgjedhore teknikisht të shëndoshë, të konsultuar gjerësisht dhe sa më konsensuale. Raporti ndalet edhe te protestat e 21 janarit, për të cilat thotë se u organizuan nga opozita. Por se si ndodhën katër vdekje dhe identifikimi i personave përgjegjës, kjo sipas ambasadorit duhet të jetë fokusi i hetimeve, nga të cilat ende nuk ka një rezultat të prekshëm.

Raporti i ambasadorit Wollfarth denoncon gjuhën e ashpër të përdorur nga të dyja palët, por jo më pak edhe nga qeveria kundër Presidentit të Republikës dhe Prokurores së Përgjithshme. Kjo situatë që zgjati ngërcin politik ka cuar në një bllokim të procesit legjislativ, në ato fusha ku lipsen një shumicë e cilësuar prej 3/5, si psh. Kodi Zgjedhor, ligji për Gjykatën Administrative, ligji për konferencën gjyqësore apo zgjedhja e Avokatit të ri të Popullit. Raporti denoncon korrupsionin në sistemin gjyqësor dhe evidenton zvarritjen e procesit të Gërdecit prej mosparaqitjes së përsëritur të avokatëve. Kjo, sipas ambasadorit Wollfarth përbën një abuzim të qartë me procesin ligjor.

Raporti ndalet, ndër të tjera, edhe te liria e shprehjes, ku bie në sy ky formulim: Ajo që po vihet re, është se qeveria është në gjendje të "inkurajojë" disa media më shumë se të tjerat, ose duke u dhënë në mënyrë selektive reklama publike, ose duke përdorur dispozita të veçanta në kontrata qiradhënieje për mjedise shtetërore me media të caktuara, në një përpjekje për të nxjerrë disa dhe/ose për të futur në këto mjedise disa të tjera".

Raporti kryqëzon edhe projektligjin për transmetimet me zë dhe me figurë, që po diskutohet në komisione parlamentare, për të cilin thotë se ka të meta serioze në lidhje me kompetencat që i jepen organit mbikëqyrës të medias elektronike, si edhe sa i përket përbërjes politike të këtij organi. Prezenca e OSBE-së në Tiranë, ashtu sic kemi raportuar në të shkuarën, i ka paraqitur vërejtjet e saj me shkrim për këtë projektligj. Duke qenë se raporti ka si bosht krizën politike, ai mbyllet me këto fjali: "Viti që vjen do të ndajë se ku do të duan ta çojnë Shqipërinë liderët e saj politikë - në drejtim të reformave, progresit dhe prosperitetit kombëtar apo do ta zhysin në një spirale zvarritjesh, amullie dhe mllefi politik. Çështja është shumë e thjeshtë. Zgjidh e merr!"

Reformat
Kukan: Të rinisë dialogu
Berisha: Opozita të jetë pjesë e reformave
Topi: Fund krizës politike

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika "Vdekja e Shqipërisë demokratike"
"Vdekja e zgjatur e Shqipërise demokratike" është titulli i një artikulli të "Euobserver", që nënkupton fare qartë cfarë vjen më pas. Regjistrimi, zyrtari grek në Tiranë
Greqia, në mënyrë sekrete vazhdon të intesifikojë përpjekjet diplomatike për cështjen e regjistrimit të popullsisë. Mëngjesin e të enjtes mbërriti në Tiranë sekretari i Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme Greke, z. Ioannis Zepos.
Atdheshitja
Artan Lame - Ju kujtohet Shmiti, ai gjermani që bëri atë librin për Skënderbenë? E pra e kemi sharë Shmitin e si lamë gjë pa thënë se na çmitizoi Heroin. Tani, me të njëjtin patos, duhet t’i përvishemi “Wikileaks”-it se na çmitizoi ushtrinë. Atë që na mbron Atdhenë dhe që na futi në NATO.
Arrestohet bashkëpunëtori i Gadafit
Një ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të kolonel Muamar Gadafi, komandandti Khuildi Lahmidi, u arrestua në aeroportin e kryeqytetit tunizian, Tuniz. PS: Urgjent Këshilli Bashkiak
Këshilltarët e Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Tiranës kanë kërkuar mbledhjen jashtë radhe të Këshillit Bashkiak të kryeqytetit, me një axhendë prej 4 kërkesash, ku në fokus janë ato që socialistët i cilësojnë si fushatë spastrimesh të punonjësve të administratës së bashkisë dhe dhunimin nga ana e Drejtorit të Policisë Bashkiake të dy punonjësve të Zyrës së Taksave dhe Tatimeve.

Lajmet kryesore

Regjistrimi, zyrtari grek në Tiranë
Ministria: Folëm për miqësinë
Punësimi, preferohen të rinjtë
"Vdekja e Shqipërisë demokratike"
KFOR dhe EULEX aksion në veri

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›