Regjistrimi zyrtari grek ne Tirane

Greqia, në mënyrë sekrete vazhdon të intesifikojë përpjekjet diplomatike për cështjen e regjistrimit të popullsisë. Mëngjesin e të enjtes mbërriti në Tiranë sekretari i Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme Greke, z. Ioannis Zepos.
Së bashku me ambasadorin grek në Tiranë ata zhvilluan një takim me zëvëndëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm Edmon Haxhinsto. Pak përpara takimit me shefin e diplomacisë shqiptare, për rreth një orë Zepos ka biseduar për një sërë cështjesh me homologun shqiptar Gazmend Turdiu.
Burime diplomatike nga Ministria e Jashtme, në mënyrë konfidenciale, jo zyrtarisht pohojnë se pjesë e bisedimeve ishte edhe cështja e censusit. Por, në komunikatën për shtyp të Ministrisë së Jashtme thuhet se “në takim u shpreh vullneti i përbashkët për zhvillimin dhe konkretizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”.
Zepos nënvizoi se Greqia do të vazhdojë të jetë nga mbështetësit kryesorë në përpjekjet që bën Shqipëria për integrimin evropian, duke ofruar asistencën e saj konkrete në këtë drejtim.
Z. Ioannis Zepos mbërriti në Tiranë me kërkesën e tij dhe zhvilloi nje axhende te bërë nga ambasada greke në Tiranë. Madje edhe lëvizjet në Tiranë u kryen me makinën e ambasadorit grek dhe jo me makinat e protokollit shqiptarë sic ndodh në rastet kur vizita është zyrtare. Pas ministrisë së jashtme, zyrtari grek ishte selinë e qeverisë ku u takua me kryeministrin Berisha.
Prapaskenat diplomatike të Greqisë dhe bindja e qeverisë shqiptare për t'i plotësuar tekat e Athinës dalin në pah nga kabllogramet e Ambasadës Amerikane ku në një prej tyre thuhet se diplomacia greke u mundua fuqishëm që bisedimet greko-shqiptare të mbaheshin sa më larg vëmendjes amerikane.Po për këtë cështje një tjetër kabllogram dëshmon se marrëveshja për kufirin është bërë nga qeveria në shkëmbim të ratifikimit nga ana e Greqisë të Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit”
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika "Vdekja e Shqipërisë demokratike"
"Vdekja e zgjatur e Shqipërise demokratike" është titulli i një artikulli të "Euobserver", që nënkupton fare qartë cfarë vjen më pas. Atdheshitja
Artan Lame - Ju kujtohet Shmiti, ai gjermani që bëri atë librin për Skënderbenë? E pra e kemi sharë Shmitin e si lamë gjë pa thënë se na çmitizoi Heroin. Tani, me të njëjtin patos, duhet t’i përvishemi “Wikileaks”-it se na çmitizoi ushtrinë. Atë që na mbron Atdhenë dhe që na futi në NATO.
OSBE: Shqiperia në udhëkryq
Raporti i ambasadorit Eugen Wollfarth është bërë publik nga zyra e tij e shtypit në Tiranë. Ai ka si bosht krizën politike në vend. Arrestohet bashkëpunëtori i Gadafit
Një ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të kolonel Muamar Gadafi, komandandti Khuildi Lahmidi, u arrestua në aeroportin e kryeqytetit tunizian, Tuniz. PS: Urgjent Këshilli Bashkiak
Këshilltarët e Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Tiranës kanë kërkuar mbledhjen jashtë radhe të Këshillit Bashkiak të kryeqytetit, me një axhendë prej 4 kërkesash, ku në fokus janë ato që socialistët i cilësojnë si fushatë spastrimesh të punonjësve të administratës së bashkisë dhe dhunimin nga ana e Drejtorit të Policisë Bashkiake të dy punonjësve të Zyrës së Taksave dhe Tatimeve.
Lajmet kryesore
OSBE: Shqiperia në udhëkryq
Raporti: Politika ka në dorë se nga do ta drejtojë vendin
Punësimi, preferohen të rinjtë
"Vdekja e Shqipërisë demokratike"
KFOR dhe EULEX aksion në veri