Prifti kerkon te heqe gjoben

Ish-ministri i Energjitikës Dritan Prifti nuk i ndahet gjyqësorit dhe Prokurorisë. Kësaj rradhe nuk bëhet fjalë për denoncime të reja skandalesh, si ato që lidhen me korrupsionin me lejet minerare apo trafikun e karburanteve.
Deputeti Dritan Prifti i është drejtuar Gjykates së Lartë duke paditur Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive në lidhje me një vendim administrativ që ky institucion ka dhënë gati një vit më parë.
Deputeti Prifti i kerkon Gjykates se Larte qe nepermjet gjyqit te anulloje gjoben prej 300 mije lekesh, gjobe e cila u vendos pas hetimeve te inspektoriatit per konflikt interesi ne vendimmarrjen e ish-ministrit per emerimin e nje shtetasi ne pozicionin e anetarit te Keshillit Mbikeqyres te OST. Ky emerim tha, - ILKPD, - eshte bere ne nje kohe qe egziston nje interes privat ne kete vendim te ish-ministrit. Por deputeti Prifti pretendon ne dosjen e tij qe nuk ekziston asnje konflikt interesi.
Kjo ceshtje nje vit me pare u depozitua ne fakt nga Prifti ne Gjykaten e Tiranes me te njejtin objekt, por me pas Gjykata e Shkalles se Pare ja delegoi Gjykates se Larte per shkak te mos kompetences.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Regjistrimi, zyrtari grek në Tiranë
Ministria: Folëm për miqësinë
OSBE: Shqiperia në udhëkryq
Punësimi, preferohen të rinjtë
"Vdekja e Shqipërisë demokratike"
KFOR dhe EULEX aksion në veri