OSBE: Turqia duhet të rrisë lirinë

Zgjedhjet parlamentare në Turqi kanë qenë të organizuara mirë, por Ankaraja duhet të rrisë lirinë dhe forcojë demokracinë, kanë vlerësuar vëzhguesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian.
“Zgjedhjet në Turqi treguan pluralizëm, por Ankaraja duhet të bëjë përparime në lirinë e shprehjes dhe të lirojë mediat nga presioni politik", thuhet në deklaratën e OSBE-së.
Delegacioni i OSBE-së, ka kritikuar edhe pragun parlamentar prej 10 për qind, që për disa parti të vogla praktikisht “është mision i pamundur”.
Në zgjedhjet e së dielës, ka fituar partia në pushtet e kryeministrit Rexhep Taip Erdogan.