Serbët djegin flamurin e NATO-s

Nacionalistët serbë, të zemëruar për shkak të mbajtjes së një konference të NATO-s në Serbi- dogjen flamurin e NATO-s dhe vendosen nje pankarte të madhe në urën e Beogradit, për të demonstruar aleancën ushtarake perëndimore.
Reth 200 ultranacionalistë, janë mbledhur jashtë zyrës së presidenit Boris Tadiç, duke brohoritur slogane kundër NATO-s dhe duke kënduar këngë nacionaliste serbe. Ata akuzojnë Tadiç për tradheti. Radikalët u munduan që të hyjnë në presidencë, për t`ia dorëzuar Tadiç një letër, por u penguan nga policia.
Dhjetra nacionalistë janë përleshur me policinë një ditë më parë.Tetë nga ta janë ndaluar nga policia.
Shumë serbë kundërshtojnë hapur NATO-n për shkak të fushatës së saj bombarduese të vitit 1999 në Kosovë, e cila i dha fund kontrollit të Serbisë mbi Kosovën.