E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hebovia: Kriza greke efekt negative në sektorin e ndërtimit

Kriza në Greqi dhe si rezultat ulja e prurjeve prej emigrantëve kanë dhënë efekt negativ edhe në sektorin e ndërtimit. Ilir Hebovia, nëndrejtor i Shoqatës së Ndërtuesve, njëherësh ekspert i fushës së financave, shprehet se periudhat që më parë kanë qenë piku i blerjeve të apartamenteve prej shqiptarëve tashmë janë zbehur. Sipas Hebovis blerjet e apartamenteve tashmë po realizohen më tepër prej të huajve.
 

Sektori i ndërtimit ka kohë që gjendet në vështirësi në vendin tonë por muajt e fundit situata e paqartë zgjedhore dhe mungesa e dhënies së lejeve për ndërtim nga bashkia e kryeqytetit ka ndikuar në rëndimin e mëtejshëm të situatës.
 

Si masa për nxjerrjen e sektorit të ndërtimit nga kriza Hebovia përmend investimet prej buxhetit si dhe marrjen e masave për të mbështetur këtë sektor.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›