OSBE, Wollfarth: Partitë të marrin pjesë në zgjedhje
ELBASAN- Kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasadori Eugen Wollfarth, u bëri thirrje sot nga Elbasani partive politike të marrin pjesë në zgjedhjet e 8 majit për pushtetin vendor.
Në një prononcim për shtypin pas vizitës në qëndrën komunitare rome në qytetin e Elbasanit, Ambasadori Wollfarth ka deklaruar se "sot është afati i fundit i regjistrimit të partive politike në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Thirrja ime për to është të marrin pjesë në zgjedhje", citon atsh.
Ambasadori Wollfarth nënvizoi gjithashtu se të gjitha partitë duhet të respektojnë kodin zgjedhor dhe të regjistrohen në KQZ sipas afateve të përcaktuara.
Ai bëri të ditur se në këto zgjedhje do të ketë një grup vëzhgimi nga ODIHR, i cili do të vëzhgojë respektimin e shtetit të së drejtës.
Sot është afati i fundit i përcaktuar në Kodin Zgjedhor për regjistrimin e partive që duan të marrin pjesë në zgjedhjet lokale. Kodi parashikon regjistrimin e partive 60 ditë para datës së zgjedhjeve. Deri dje në mbrëmje pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë regjistruar 37 parti, mes tyre PD dhe LSI. Po dje u regjistrua e para forc e koalicionit opozitar, PDK e Nard Ndoks. Ndërsa sot pritet regjistrimi i PS që pritet të ndiqet dhe nga forcat aletate të koalicionit opozitar.
(s.g/BalkanWeb)