Konsulli grek Ikonomus kthehet në Korcë
KORCE- Konsullin grek Theodhoro Ikonomus rikthehet në krye të detyrës së tij në konsullatën greke të Korcës.
Konsulli u bë i njohur për deklaratat e tij ku i bënte thirrje korcarëve të regjistroheshin si grekë, deklarata, të cilat shkaktuan reagime të forta.
Pas tre javësh mungesë ai është rikthyer sot në konsullatën greke të Korcës
Korrespondentja e NEËS24, Enkelejda Skënderasi deklaroi se konsulli ka zhvilluar një takim me punonjësit e konsullates ku u ka konfirmar qëndrimin e tij në detyrë deri në përfundim të mandatit.
Dita e djeshme ka qenë ditë pushimi, për shkak të një feste fetare greke dhe konsulli grek ka ardhur sot në detyrë,duke filluar punën normalisht.
Ikonomu u terhoq nga Athina zyrtare, nga kjo konsullatë më datën 16 shkurt por punonjësit e konsullatës asnjëherë nuk konfirmuan largimin përfundimtar të tij nga detyra ndersa pohonin se ai ishte thirrur nga ministria e Jashtme greke për të dhënë sqarime dhe ju kërkua të ketë kujdes me deklaratat e tij deri në përfundim të mandatit.
Në një intervistë për median greke, pas tërheqjes nga Athina zyrtare, konsulli grek deklaronte se nuk ishte penduar për ato cka kishte deklaruar mbi grekët dhe Vorio Epirin.
"Nuk tërheq asgjë nga ato që kam thenë për grekët dhe për Vorio Epirin. Unë s’bëra më shumë sesa detyrën time dhe ishte pikërisht kjo arsyeja pse unë u tërhoqa në Athinë, por jam i lumtur se deklaratat e mia ia arritën qëllimit. Kam qenë gjithmonë i vetëdijshëm për misionin tim. Unë punova në Epirin e Veriut – ishte shprehur diplomati grek gjatë intervistës