E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëshqitjet e dherave në Gramsh, komuna Kukur prej 24 orësh e bllokuar

GRAMSH - Banorët e komunës Kukur në rrethin e Gramshit janë të bllokuar prej 24 orësh, si pasojë e rrëshqitjeve të dherave në rrugën që lidh këtë komunë me qytetin e Gramshit.

Deri tani askush nuk ka ndërhyrë për normalizimin e situatës, ndërkohë që kreu i komunës Kukur, Luan Kokla thekson se zhbllokimi i këtij aksi mund të kryhet vetëm nga Këshilli i Qarkut të Elbasanit, pasi kjo komunë sipas tij, nuk ka mjete dhe fonde për të ndërhyrë.

Situatën e krijuar e vuajnë rreth 3780 banorë të komunës, të cilët nuk mund të udhëtojnë drejt Gramshit me mjete, as për rastet emergjente si ato shëndetësore.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›