E Martë, 3 Nëntor 2026

OSBE dhe MB takime për adresimin e sfidave të trafikimit të qenieve njerëzore

TIRANË, 28 mars /ATSH/ Adresimi i sfidave të trafikimit të qenieve njerëzore ishin në qendër të disa takimeve të organizuara në disa qytete të vendit.

Gjatë muajit mars, Prezenca e OSBE-së, së bashku me Ministrinë e Brendshme dhe Agjencinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës ishin në Shkodër, Vlorë dhe Durrës për të adresuar sfidat e trafikimit të qenieve njerëzore, me fokus të veçantë te shfrytëzimi i fëmijëve dhe i shtetasve të huaj.

Punonjës të mbrojtjes së fëmijës, oficerët për hetimin e trafiqeve të Drejtorive Vendore të Policisë si dhe përfaqësues të Prefekturave, si pjesë e Komiteteve Rajonale Antitrafik, u angazhuan në diskutimin mbi forcimin e mekanizmave bashkërendues ndërmjet institucioneve vendore për përmirësimin e identifikimit dhe të referimit të viktimave të mundshme të trafikimit.

Prezenca e OSBE-së mbetet një partnere e përkushtuar në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri dhe do të mbështesë institucionet shqiptare në zhvillimin e takimeve të tilla edhe në qarqe të tjera të vendit.

1 nga 14

/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›