E Martë, 3 Nëntor 2026

ANALIZË – Meloni parashtron planin e saj alternativ paqeruajtës për Ukrainën

NJU JORK, 28 mars /ATSH/- Udhëheqësit evropianë u mblodhën dje në Paris për të diskutuar propozimin franko-britanikë për dërgimin e trupave në Ukrainë për të siguruar një armëpushim me Rusinë, sipas “Financial Times”.

Kryeministja italiane, Giorgia Meloni ka qenë skeptike për vendosjen e forcave italiane në tokën ukrainase.

Kryeministrja italiane tha per FT se në vend të kësaj, ajo dëshiron të zgjasë klauzolën e mbrojtjes reciproke të NATO-s në Ukrainë pa e pranuar vendin në aleancë.

“Kjo do të ishte më e lehtë dhe më efektive se idetë e tjera që janë në tryezën e diskutimeve”, tha Meloni.

Propozimi ka surprizuar zyrtarët evropianë dhe ukrainas, pasi mbrojtja kolektive sipas nenit 5 është thelbi i NATO-s.

Rreziku për t’u përfshirë drejtpërdrejt në një luftë me Rusinë është arsyeja pse administrata e Trump është e vendosur kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO.

Pse Uashingtoni do të pajtohej me të?

Për sa i përket Ukrainës, një garanci në mbrojtjen e ndërsjellë nuk ka gjasa të ofrojë angazhimin që ajo kërkon.

Meloni u kundërpërgjigj se forcat e sigurimit rrezikonte të provokonte Moskën.

Në të kundërt, vizioni i saj për një zotim mbrojtës ndaj Kievit, pa strukturat dhe bazat ushtarake shoqëruese të NATO-s, do të ishte më pak kërcënues për Rusinë.

Ato do të aktivizoheshin vetëm nëse Rusia do të sulmonte përsëri Ukrainën.

“Nëse ata e shohin atë si një kërcënim të madh, pa Ukrainën në NATO, do të thotë se ne kemi një problem. Kjo do të thotë se nuk mund t’i besojmë asnjë lloj paqeje të nënshkruar me Rusinë, sepse nëse është e vërtetë që Rusia nuk dëshiron të pushtojë përsëri Ukrainën, pse duhet të thotë jo?”, tha Meloni.

“Administrata e Trump gjithashtu ka një interes për të arritur një marrëveshje”, shtoi ajo.

Ndërsa Meloni nuk mendon se Putini do të sulmonte sërish Ukrainën për sa kohë që Trump do të qëndronte në detyrë, “problemi është se çfarë ndodh më pas”.

“Kjo do të ishte gjithashtu një shqetësim për Donald Trump pasi trashëgimia e tij do të ishte në rrezik”, theksoi ajo.

Nuk është aspak e qartë se Trump ose zyrtarët e tij do të ndikoheshin nga argumentet e Melonit, të cilat mund të duken si një ngarkesë më e madhe e sigurisë evropiane për ta.

Kryeministrja italiane tha se i duhej kohë përpara se të paraqiste planin e saj në Shtëpinë e Bardhë.

“Sulmi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Houthis të Jemenit për të ndaluar bllokadën e tyre të anijeve nuk do të ndihmojë tregtinë globale, por proteksionizmi amerikan sigurisht që do ta dëmtojë atë”, shkruan Alan Beattie, ekonomist në Bankën e Anglisë.

Përkeqësimi i situatës

“Plani i Brukselit për të devijuar miliarda fonde të pashpenzuara të zhvillimit rajonal për të rritur prodhimin e mbrojtjes industriale të Evropës është vetëdëmtues”, tha presidentja e Komitetit të Rajoneve të BE-së, Paola Tamma.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka propozuar shfrytëzimin e të ashtuquajturave fonde kohezioni midis disa opsioneve për vendet e BE-së për të financuar riarmatimin e kontinentit.

“BE-ja kërkon të devijojë burimet për të mbrojtur BE-në nga jashtë, por nëse i ndryshoni burimet nga brenda në jashtë, kjo mund të shkaktojë probleme”, tha Kata Tutto, e cila drejton trupin e përfaqësuesve rajonalë të BE-së.

Një propozim i ardhshëm nga zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Raffaele Fitto pritet të detajojë saktësisht vendet që mund të përdorin këto fonde për prioritete të reja, duke përfshirë mbrojtjen, strehimin dhe konkurrencën.

Ministrat e BE-së përgjegjës për politikën e kohezionit po takohen sot për të diskutuar këtë çështje.

Fondet e kohezionit gjithashtu duhet të shpenzohen më shpejt. Aktualisht, vetëm rreth 6% janë shpenzuar, megjithëse më shumë se gjysma e ciklit të fundit buxhetor ka kaluar.

Por, rishikimi i planifikuar i kohezionit – ende për t’u finalizuar – ka shkaktuar tashmë shqetësim në mesin e rajoneve dhe qyteteve që përfitojnë nga fondet, të cilët kanë frikë nga efekti i shkurtimeve të projekteve që financojnë fusha të tilla si arsimi, infrastruktura apo bizneset e vogla. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›