E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE këshilla për median: Të dekriminalizohet shpifja për gazetat

Heqja e shpifjes për gazetarët si vepër penale është një hap pozitiv, por duhet të fillojë puna për zbatimin e këtij vendimi. Kështu është shprehur, Dunja Mijatovic, përfaqësuese e OSBE për mediat e cila theksoi se për autoritet është limiti i kohës për të dekriminalizuar shpifjen. Duke njohur situatën mediatike në vend përfaqësuesja e OSBE tha se në vendet në tranzion ndodh i njëjtin fenomen, qeveritarët denoncojnë gazetarët për shpifje.
 

Gjithashtu Mijatovic pasi ka zhvilluar një sërë takimesh me autoritetet më të larta të shtetit, me unionin e gazetarëve e deri tek shoqëria civile, përcolli dhe një sërë rekomandimesh për lirinë e medias.
 

Mijatovic kërkoi nga qeveria edhe zbatimin e një sërë reformash që prekin gazetarët nisur edhe nga deklarata e bërë nga kryeministri, Sali Berisha, se liria e medias është një nga prioritet e qeverisë shqiptare. Mijatovic kërkoi nga administrata shtetërore, kryesisht nga zyrat e shtypit zbatimin e ligjit për marrjen e e informacioneve nga gazetari apo nga qytetarët.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›