Nikoliç u dorëzon serbëve dokumentet e dialogut

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç do t`u dorëzojë serbëve të Kosovës një pjesë të dokumenteve të negociatave mes Prishtinës e Beogradit, në të cilat ka siguruar pas marrjes së detyrës si president.
“Serbët nga Kosova duhet të jenë të njoftuar për të gjitha marrëveshjet dhe vendimet që i ka ndërmarrë Serbia, e të cilat i prekin direkt jetët e tyre”, ka thënë Nikoliç para takimit me katër kryetarët ilegalë serbë të komunave të veriut dhe kreun e të ashtuquajturit qark i Mitrovicës.
Ai ka thënë se pikërisht për këtë, do të angazhohet që në bisedimet e ardhshme t`i përfshijë edhe serbët e Kosovës. Sipas, Nikoliçit, dokumenet që do t`u dorëzojë bashkëbiseduesve, asnjëherë nuk kanë qenë në parlament, dhe kurrë, edhe pse nuk janë konfidenciale, nuk janë bërë publike.