E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE, kritikon Bjellorusinë

OSBE-ja, si organi me i lartë evropian për siguri, ka bërë thirrje për lirimin e mbi 400 personave të arrestuar në Bjellorusi, gjatë protestave të fundit antiqevritare.

OSBE-ja gjithashtu ka kërkuar rezolutë të veçantë për "lirimin e të gjithë personave të kapur, të cilët duhet të konsiderohen si të burgosur politikë".

Gjithashtu OSBE i ka bërë thirrje Bjellorusisë që të bashkëpunojë me përfaqësuesit e saj për lirinë e mediave, me qëllim zgjidhjen e problemeve.

OSBE-ja ka kritikuar po ashtu edhe shtypjen e organizatave jo-qeveritare. Bjellorusia i ka mbyllur tashmë zyrat e kësaj organizate në Minsk dhe ka refuzuar hyrjen e një misioni faktmbledhës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›