Breshëri plumbash në Sarandë, plagosen dy pastruese

Dy gra kanë mbetur të plagosura në rrethana ende të paqarta mëngjesin e sotëm në qytetin e Sarandës.
Sipas korespodentit të “Ora News” në Sarandë, ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mësohet se dy gratë janë punonjëse të ndërmarrjes së pastrimit.
Ndërkohë rrethanat e ngjarjes janë endë të paqarta, ndërsa burime të policisë raportojnë se rreth orës 07:30 të mëngjesit është dëgjuar një breshëri armësh në vendin e njohur si Limani në këtë qytet.
Mësohet se rikosheta e plumbave ka goditur dy gratë, Lefteri Ahmetaj, 45 vjeçe dhe Ëngjëllushe Mata, 44 vjeç të cilat ishin duke pastruar ndërkohë që ato janë dërguar menjëherë në spital dhe kanë marrë ndihmën e parë mjekësore.