Vuçiq: Serbët e veriut kurrë nuk do jenë kosovarë

Nënkryetari i parë i Qeverisë serbe Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se hendeku ndërmjet autoriteteve në Beograd dhe përfaqësuesve të serbëve në Kosovë më nuk është aq i thellë dhe se së shpejti do të mund të merret vendimi i përbashkët në dobi të kombit. "Kjo ende nuk do të thotë se ata do ta pranojnë lehtë zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, por besoj shumë se gjatë ditëve të ardhshme do të marrim një vendim të përbashkët", ka thënë Vuçiq për "Veçernje novosti" duke e përmbledhur vizitën e vet në veri të Kosovës në fund javës, transmeton koha.
"Ndoshta shkrirje është fjalë e madhe, pasi që njerëzit tanë nga Kosova kurrë s’i kam vëzhguar si palë tjetër. Takimi i fundit ka treguar se ata i besojnë shtetit të tyre. Jam i vetëdijshëm se po shkoj në pushkatim politik, u kam shkuar në derë atyre njerëzve t’iu them se Serbia është me ta. Ua kam thënë të vërtetën, sado e dhembshme të jetë. Kjo qasje e ndershme është e qartë se ka ndikuar në mendimet e tyre. Shumica e tyre tani e kupton se me dallime nuk mund të shkojmë në të ardhmen’, ka thënë Vuçiq.
“Populli ynë në Kosovë nuk e ka parë gëzimin tim në sytë e mi për Marrëveshjen e Brukselit” ka thënë Vuçiq.
Ai ka porositur se Serbia nuk e ka njohur dhe nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës dhe as që serbët do të jenë "kosovarë".
"Është e vërtetë se ende do të zihemi për dokumente dhe do të bëjmë çdo gjë që të mbesin në fuqi dokumentet dhe tabelat serbe. Fëmijët tanë nuk do të mësojnë me programe shqiptare dhe në veri kurrë nuk d të shkelë ushtria shqiptare. Veç kësaj, me marrëveshje, Perëndimi njeh ekzistimin e bashkësisë së komunave serbe. Për këtë arsye mendoj se dokumenti është shans për që populli ynë të mbijetojë dhe të mos bëjë turrë në disfata", ka përfunduar Vuçiq./Indeksonline./