E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE pro opozites per rregulloren


Eugen Wollfarth ambasador i OSBE-së në Tiranë, në një intervistë për Top Channel ka komentuar situatën politike në vend duke deklaruar se kthimi opozitës në parlament ishte një hap vendimtar dhe jashtëzakonisht i rëndësishëm, por sigurisht historia nuk mbaron vetëm me të qenit atje.

'Është vetëm fillimi, - thote ambasadori OSBE-së - pasi duhet të zhvillohen diskutime konstruktive dhe të ekzistojë dëshira për t'u përfshirë në një dialog, për ta çuar vendin përpara e për të krijuar atmosferën e nevojshme për hapa konsensualë'. (Te plote intervisten mund ta lexoni dhe shihni online ne www.top-channel.tv, pas edicionit qendror te lajmeve te ores 19:30)

Top Channel: Zoti ambasador, opozita ka bërë publike disa propozime për  ndryshime në Rregulloren e Parlamentit, duke kërkuar që Në Shqipëri, mendoj se ka ardhur koha për t'iu rikthyer një rregulloreje konsensuale

Eugen Wollfarth
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Rregullorja të jetë njësoj si në vitin 2005. A mendoni se këto kërkesa duhen zbatuar, pra a mendoni se opozita ka të drejtë?  

Wollfarth: Një parlament duhet të funksionojnë në mënyrë profesionale dhe sigurisht që Rregullorja është e një rëndësie kyçe në këtë aspekt. Siç thashë edhe më herët, është çështje vullneti dhe pasja e një rregulloreje që siguron kushte të barabarta për qeverinë nga njëra anë dhe për opozitën nga ana tjetër përbën një ndër parakushtet për të pasur mundësinë për të punuar siç duhet në parlament. Në shumë vende, për të mos thënë në të gjitha vendet, në të gjitha parlamentet apo Kuvendet, në Bundestagun gjerman, apo në Parlamentin Evropian, rregulloret zakonisht janë konsensuale. Në Shqipëri, mendoj se ka ardhur koha për t'iu rikthyer një rregulloreje konsensuale, por sigurisht që duhet sqaruar nëse është më mirë të fillohet nga Rregullorja e vjetër e 2005-ës, apo nëse duhen shtuar elemente të tjera. Sidoqoftë, Rregullorja është sigurisht thelbësore.

Top Channel: Zoti Ambasador, a do të ishte e drejtë të themi se ju i mbështesni propozimet e opozitës?

Wollfarth: Me siguri nuk është e gabuar. Siç thashë, duhet të jetë konsensuale. Është një propozim i rëndësishëm, ka funksionuar në të kaluarën dhe ia vlen të provohet, qoftë duke filluar nga rregullorja e 2005-ës, nëse palët do të binin dakord, nëse është konsensuale, ky do të përbënte një fillim të mirë, por u takon sigurisht partnerëve, dhe qëllimisht them 'partnerëve', të të dyja krahëve.

Berisha injoroi paketën e PS-së

Kryeministri Sali Berisha duket se injoroi ne mbledhjen e grupit parlamentar te henen kerkesat e opozites, duke u ndalur fare shkurt vetem ne dy prej tyre, reformen zgjedhore dhe ndryshimin e rregullores se parlamentit.

“Jam i bindur se do te kete progres ne reformen zgjedhore. Mazhoranca ka qene dhe mbetet e hapur per te bashkepunuar me opoziten dhe per te zbatuar te gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR. Sa i perket rregullave te parlamentit me duhet te garantoj cdo shqiptar se, ndonese rregullorja e ketij parlamenti eshte ne standardet me te larta demokratike, jemi te hapur per ta konfrontuar ate nen per nen me rregulloren e Parlamentit Europian dhe rregulloret e cdo vendi demokratik. Uroj dhe shpresoj qe nga keto standarde te udhehiqet edhe opozita ne parlamentin e vendit”, tha Berisha.
Integrimi
“Integrimi në BE, hapa mbrapa”
LSI : PS të votojë ligjet në Kuvend
Presidenti Topi në Austri

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Hetime për vrasjen e Arjan Selimit
Pista kryesore, konfliktet për trafikun e drogës
Mitrovicë, tensionohet situata në veri
Hipoteka nis rivlerësimin e pronave
Peshkopia ende pa ujë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›