E Shtunë, 31 Tetor 2026

Programi Brain Gain synon uljen e trendit te ikjes se trurit nga Kosova

Mentor Sopjani 33 vjec pas studimeve bazike ne biologji dhe atyre postdiplomike ne biokimi-fiziologji ne Universitetin e Prishtines per tri vjet e gjysme studioi ne Universitetin e Tybingenit prej nga u kthye me titullin Doktor i Shkencave te Natyres. Mirepo edhe pse Gjermania ofronte nje perspektive shume me te mire ai u rikthye ne Kosove. Nje rikthim me perpjekjen dhe vullnetin e mire per te dhene kontributin per vendin e tij pavaresisht sa vleresohet pergatitja sa pranohet pervoja dhe sa shperblehet angazhimi thote Sopjani. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Mentor Sopjani

Realisht pranimi jone ketu nuk eshte si duhet sepse ketu se pari ka mungese eksperiencash shkencore. Une ate e kam sikurse edhe shume te tjere. Por edhe pse vendi ka interes shume te madh kjo nuk don te thote se neve na ipet mundesia. Mundesia e merituar sepse njeriu gjen nje perspektive por sa ka te bej ajo me nivein e arritjeve tuaja. Se p.sh. njeriu mund te punoje edhe si nepunes i thjeshte mirepo ai pozicion nuk eshte i merituar per nje kuadro me doktorature. Aq me pak kur keni lene perspektiven jashte ne kete rast ne Gjermani.

Kosova synon involvimin e mergates ne procesin e zhvillimit

Kushtet e veshtira ekonomiko-sociale si dhe standardi i ulet i jetes ka detyruar nje pjese te kuadrove te arsimuara te Kosoves te kerkojne perspektive ne vendet e zhvilluara. Duke percjelle pervojat e shteteve tjera qe kane kaluar neper kete faze te tranzicionit qeveria e Kosoves ka vendosur qe ne procesin e zhvillimit te involvoje mergaten e cila perben 17 per qind te popullesise. Nje hap drejt kesaj eshte programi Brain Gain i lansuar nga Ministria e Arsimit Shkences dhe Tekonlogjise thote Ragip Gjoshi keshilltar i ministrit Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ragip Gjoshi Qellimi i ketij programi eshte qe te ule trendin e ikjes se trurit te Kosoves jashte kufijve shteterore duke u munduar qe te ofroje kushte minimale por te pranueshme per keto kuadro qe veprojne jashte vendit per tu kthyer dhe dhene kontributin e tyre ne zhvillimine shtetit me te ri te botes shtetit te160 Kosoves.

Kuadro me pergatitje te larte mundesi te vogla sistemimi ne Kosove

Grumbullimi i te dhenave dhe perpilimi i nje liste me mbi 200 emra kuadrosh te pergatitura ne fusha te ndryshme te cilat i nevojiten Kosoves jane disa nga komponentet e planit te veprimit te programit Brain Gain thote keshilltari Gjoshi sipas te cilit disa prej tyre tashme jane terhequr dhe sistemuar Kemi pas angazhime konkrete dhe kemi kontakte te perhershme me kete fond te cmueshem te dijes. Mirepo duhet te jemi ojektive se krahas interesimit te madh per kthim ne vend kushtet qe iu ofrohen ketu nuk jane te barazvlefshme me kushtet qe i kane ne institucione te caktuara nderkombetare. Sepse ne kemi kuadro te cilat ligjerojne neper universitete te ndryshme te botes njerez qe drejtojne kompani nderkombtare te cilat do te ishte ne interes te Kosoves qe te kthehen per te dhene kontributin konkret ne zhvillimin ekonomik te Kosoves sepse kjo eshte sfera qendrore krahas zhvillimit te arsimit dhe edukimit.

Kosova braktiset nga kuadrot e arsimuara ne mungese te perspektives

Mirepo oferta e varfer dhe joserioze e Kosoves per te joshur keto kuadro qe te sistemohen ne vendin e origjines ka rezultuar me mungese vullneti per kthim ne Kosove apo edhe me braktisje te vendit ne kerkim te nje jete me te mire. Sepse premtimet bien ndesh me realitetin qe ofrohet mendon dr.sc. Sopjani Ne njeren ane i kemi premtimet zyrtare nga institucionet qe vazhdimisht bejne thirrje me u kthy trinjt qe kane studjuar jashte vendit. Mirepo pas kthimit une e kam apre se kjo thirrje nuk eshte e sinqerte. Natyrisht mund te kete edhe perjashtime por une flas nga pervoja ime. Sepse une disa here kam aplikuar per poziten e profesorit ne Universtitetin e Prishtines dhe edhe pse kam titullin doktor i shkencave te natyres kam mbi 30 publikime shkencore me recenzion nderkombtar dy libra ne gjuhen angleze une akoma jam asistent dhe mbaj ushtrimet e profesoreve te mi. Mirepo ne kundershtim me regullat e statutit nuk kam fitu pozicionin ne te cilin do tkisha edhe shume me i frytshem per gjeneratat e reja. Kam bere ankesa por askush nuk merr mundimin te pakten qe te pergjigjet.

Kosoves me shume se buka dhe uji i nevojitet dituria

Sidoqofte krahas perpjekjeve dhe shpreses per nje kthim me permbajtesor dhe rezultateve jo te kenaqshme duke pasur parasysh se Kosoves i nevojitet nje reformim i thelle i te gjitha niveleve te cilin mund ta bartin vetem njerez qe sjellin pervoja te caktuara nga shtete te ndryshme te botes z. Gjoshi beson se kesaj nevoje dhe thirrjeje do ti pergjigjet160 truri i Kosoves sepse thote ai Kosoves me shume se buka dhe uji i duhet dija. Angazhimi konkret ne gjasimin e sistemit te arsimit dhe barazvleren e tyre me arsimin dhe edukimin qe zhvillohet ne bote. Andaj ndihma e njerezve te cilet jane arsimuar neper institucionet me prestigjioze nderkombtare i duhet tash Kosoves per arsye se krahas zhvillimit te arsimit ne te githa nivelet eshte reflektim i drejtperdrejt i zhvillimit ekonomik te Kosoves me te cilin do te permiresohej gjendja ne te gjitha sferat e jetes.

Autor Ajete Beqiraj
Redaktor Esat Ahmeti

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›