E Diel, 1 Nëntor 2026

Parku Arkeologjik i Apolonise nisin germimet per teatrin

 Në Parkun Arkeologjik të Apolonisë një ekspeditë shqiptaro-gjermane ka nisur gërmimet për teatrin e parkut i cili ishte më i madhi në vend.

Gërmimet vijnë pas rrëshqitjeve të dheut në muajin shkurt i cili dëmtoi një pjesë të parkut.

Në fund të tetorit, teatri do të jetë gati për vizitorët.

Teatri i Apolonisë së shpejti do teë jetë një monument i vizitueshëm për publikun.

Gërmimet në këtë pjesë të parkut arkeologjik bëhen nga ekspedita shqiptaro-gjermane, e cila ka nisur punimet prej disa ditësh.

Sipas drejtorit të parkut, Marin Haxhimihali, ekspedita shqiptaro-gjermane ka 5 vjet që punon në periudha të caktuara për të nxjerrë në dritë këtë pjesë të rëndësishme të Apolonisë antike.

Teatri i Apolonisë është më i madhi në vend.

Ai është ndërtuar në fillimet e themelimit të qytetit të Apolonisë.

Kapaciteti i tij është i lartë pasi në antikitet qyteti kishte 60 mijë banorë.

Nga Apolonia është zbuluar vetëm një pjesë e asaj që ishte në lashtësi. Sipërfaqja e qytetit është 140 ha ndërsa muri rrethues është 4 km.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›