OSBE raport per sistemin e Drejtesise ne prani te Halimit e efes
Zvarritja e gjyqeve, mungesa e transparences dhe procesverbale jo të sakta ishin vetem disa nga problemet kryesore që OSBE, evidentoi në nje raport për sistemin e drejtësisë në Shqipëri. 140 seanca gjyqësore Tiranës, Krujës, Durrësit dhe Shkodrës u vezhguan per kete raport.
“Ka pasur përparime të mirëfillta në funksionimin e gjyqësorit në Shqipëri gjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit. Sikurse tregon raporti ynë, ka ende vend për përmirësim, në mënyrë që gjyqësori të përmbushë plotësisht standardet ndërkombëtare.”
Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi, tha se inisiativa ne permiresimin e ligjeve nuk ka munguar nga institucioni që ai drejton.
“Gjykimet e tej-zgjatura dhe vendimet që nuk zbatohen, e dëmtojnë cilësinë e drejtësisë. Si reagim ndaj ketij problemi dhe ne përgjigje edhe të kerkesave të qytatarëve, Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë ka ndërmarrë reformën e rishpërndarjes së gjyqtarëve dhe atë të ndryshimeve e Kodit Civil dhe Kodit të Procedurës Civile.”
Për zv/kryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, z.Elvis Çefa, nëse publiku përcepton se sistemi i drejtësisë është i korruptuar, kjo është pjesërisht e drejt.
“Në rast se nuk marrim masat e duhura për të eleminuar fenomenet që pengojnë funksionimin normal të drejtësisë, do të jetë tepër e vështirë për të bindur publikun, politikën, madje edhe institucionet ndërkombëtare se gjyqësori në Shqipëri e ka autoritetin e nevojshëm për të merituar pavarësinë që dëshiron”
OSBE-ja, do të angazhojë, një grup ekspertësh per t’i shndërruar këto rekomandime në sugjerime për ndryshime ligjore dhe praktike.