E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani: Norma bazë e interesit mbetet e pandryshuar 3.75%

27-03-2013 / Gazeta 55

“Konsumi dhe investimet private të ulëta, për shkak të pasigurisë ekonomike”

Normë e palëvizur e interesit dhe një rritje ekonomike nën potencial ishin dy momentet kyçe të fjalës së Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani gjatë prezantimit të raportit mujor të Këshillit Mbikëqyrës së kësaj banke.
 “Kushtet janë të përshtatshme për ta mbajtur të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 3.75 duke sjellë edhe stimujt monetar për përmbushjen e aktiviteteve monetare të vendit. Inflacioni ka qenë 2.5 për qind duke pësuar rënie nga një muaj më parë dhe kushtet e përgjithshme ekonomike ka favorizuar uljen e inflacionit. Rritja ekonomike nën potencial do të mbetet faktor kryesor për inflacionin”, vuri në dukje Fullani.
Sipas tij, konsumi dhe investimet private vuajnë nga prania e kapaciteteve të pashfrytëzuara të prodhimit dhe kushteve relativisht të shtrënguara të financimit. Gjithashtu, Fullani evidentoi faktin se shpenzimet e sektorit publik janë tkurrur. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›