E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

OSBE, trajnim me studentë magjistratë mbi procesin e gjykimit të trafikimit të fëmijëve

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ Prezenca e OSBE-së në Tiranë zhvilloi një sesion trajnimi me studentë magjistratë, me fokus forcimin e partneritetit me Shkollën e Magjistraturës në misionin e saj për të përgatitur gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm.

Në qendër të sesioneve të trajnimeve simuluese të zhvilluara nga OSBE është “Mësimi përmes praktikës”.

Duke përdorur manualin e OSBE të botuar së fundmi dhe metodologjinë gjithëpërfshirëse të një gjyqi të simuluar, pjesëmarrësit u udhëzuan mbi procesin kompleks të ndjekjes penale dhe gjykimit të rasteve të trafikimit të fëmijëve.

“Çdo hap theksoi zbatimin e parimit të interesit më të lartë të fëmijës në procesin gjyqësor”, theksoi OSBE në një postim në rrjetet sociale.

Trajnimi u zhvillua në kuadër të projektit të Prezencës së OSBE-së “Avancimi i kapaciteteve anti-trafikim të Shkollës së Magjistraturës dhe Akademisë së Sigurisë”, i financuar nga qeveritë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Norvegjisë dhe Italisë.

1 nga 8

/k.s/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›