E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Organizonin baste sportive online, 9 të arrestuar në Tiranë

TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ Policia e Tiranës ka vënë në pranga 9 persona pasi dyshohet se kryenin aktivitetin e paligjshëm të organizimit të lotarive të palejuara (baste sportive online) dhe të përshtatjes së ambienteve për këtë veprimtari të paligjshme.

Në kuadër të operacionit të koduar “Bad spin 9”.

“Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 9 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale: A. M., O. H., F. M., H. A., F. N., E. M., B. K., G. H., dhe A. K. të gjithë banues në Tiranë”, njofton policia.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi A. M., dhe po punohet për kapjen e tij.

10 aparatet celulare të këtyre shtetasve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. /j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›