E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE/ODIHR: Zgjedhjet, progres Eglantina Nasi

Zgjedhjet e pergjithshme te 23 qershorit ne Shqiperi shenuan progres krahasuar me proceset e meparshme, edhe pse ne nivele jo te larta. Ato ishin konkurruese, me pjesemarrje aktive, dhe kane kapur nivelin mbi mesataren e standardeve te kerkuara, duke respektuar lirite thelbesore. Ky ka qene ne teresi vleresimi qe vezhguesit e misionit te OSBE/ODIHR-it bene mbi procesin zgjedhor ne vendin tone, publikuar permes nje raporti paraprak rreth ecurise se tij deri tani. “Kodi Zgjedhor eshte permiresuar ndjeshem dhe ne menyre gjitheperfshirese ne vitin 2009, e kjo ka permiresuar kuadrin zgjedhor, i cili ne pergjithesi eshte nje baze e shendoshe per zgjedhje demokratike. Aktoret politike kane qene te perfshire ne nje fushate vibrante, e cila ka qene nje fushate ne pergjithesi e paqte, me disa incidente te izoluara dhune. Si nje zhvillim pozitiv mund te permendim edhe faktin qe partite kane patur programe te tyre dhe jane perfshire ne debate substanciale politike”, vuri ne dukje Robert Bateli, koordinatori i OSBE-ODIHR. Duke shtuar me tej edhe faktin se ka patur ne pergjithesi besim tek listat zgjedhore, pavaresisht disa rezervave te shprehura rreth tyre nga partite e vogla. “Verdikti i medias, ka qene ne teresi pluralist dhe ka patur nje diversitet”, eshte gjithashtu nje vleresim tjeter pozitiv per menyren sesi eshte mbuluar dhe transmetuar mediatikisht fushata dhe procesi zgjedhor ne teresi prej vezhguesve te huaj. Me tej, paneli i tyre, apeloi ndaj lidereve te politikes shqiptare “te demonstrojne se e meritojne besimin qe u eshte dhene nga populli dhe te tregojne pjekurine e tyre ne rrugen e integrimit te Shqiperise”. Ne kete kuader, u shfaqen edhe nota kritike prej vezhguesve nderkombetare, pikerisht mbi pozicionin e klases politike ne procesin zgjedhor. Kjo referuar pikerisht atmosferes se mosbesimit te partive politike, e cila ka ndikuar sipas tyre ne proces. “Besimi i publikut ne procesin zgjedhor eshte demtuar sepse implementimi dhe zbatimi nga te gjithe aktoret kryesore te interesit, kishte mangesi ne shume aspekte”,- ka cituar lidhur me nje fakt te tille, koordinatori i OSBE/ODIHR-it. Sikunder, eshte bere me dije se raporti perfundimtar i institucionit evropian qe monitoroi procesin zgjedhor ne Shqiperi, do te publikohet i plote pas dy muajsh. Duke pritur ne kete menyre qe brenda tij te jene te perfshira te gjitha aspektet e ketij procesi, qe nga faza parapergatitore e tij dhe deri tek ajo e shpalljes se rezultatit perfundimtar zgjedhor.

“Numerimi i votave, nje proces shume i ngadalte”

“Nxjerrja e rezultatit perfundimtar zgjedhor qe te varet pikerisht nga menyra edhe sesi do te shkoje procesi i numerimit”. Kjo eshte fraza qe ka zgjedhur te pohoje para publikut shqiptar, koordinatori i OSBE-ODIHR-it, Robert Bateli, teksa ka permendur dje disa nga pikat kryesore te vleresimit paraprak te procesit zgjedhor ne vendin tone. Duke shprehur rreth tij, nje shqetesim real, per ecurine ne vijim, pasi ajo aktualja, ne teresi sipas panelit te vezhguesve te OSBE-ODIHR-it, eshte duke ecur ne menyre shume te ngadalte. “Numerimi eshte vonuar ne shume zona, per shkak te vonesave te personave qe do te benin procesin e numerimit”, mesohet te jete shprehur me tej eksperti evropian qe ka monitoruar nga afer menyren sesi eshte votuar, por edhe sesi po i numerojne votat e tyre shqiptaret. Ne kete kuader, kreret e misionit te vezhguesve nderkombetare shprehen shqetesimin e tyre mbi procesin e numerimit te votave, sipas tyre shume te ngadalte, duke cilesuar si pergjegjese per kete gje forcat politike. Dhe duke perfunduar me nje apel te perbashket per nje pershpejtim te procesit te numerimit te votave. “Numerimi duhej te kishte perfunduar sepse ai varet vetem nga vullneti i partive politike dhe shpresojme qe heret e tjera, ky proces te perfundoje sa me pare”, ka qene qendrimi i vezhguesve lidhur me nje ceshtje te tille.

“Incidenti i Lacit tragjik, por nuk e njollos gjithe procesin”

Incidenti i ndodhur pardje ne qytetin e Lacit, pak pas fillimit te procesit zgjedhor, nuk arrin qe ta njollose te gjithe ate. Ky ka qene qendrimi i mbajtur rreth kesaj ngjarje qe u shoqerua me reagime te ndryshme nga palet e politikes shqiptare, nga vezhguesit nderkombetare te misionit te OSBE/ODIHR-it. “Ai eshte nje incident tragjik i izoluar, i cili po hetohet, por qe nuk e njollos gjithe procesin”, mesohet te jene shprehur ata rreth incidentit te Lacit. Duke iu pergjigjur keshtu interesimit te medias shqiptare, sesi e vleresonin ata ne te vertete kete ngjarje te rende qe ndodhi mengjesin e dites se zgjedhjeve. “Eshte ngjarje e trishte, por ndonjehere ndodhin te tilla gjera”,- ka qene pergjigjja..

“Te bindur se gjithcka do perfundoje sic duhet ne keto zgjedhje”

Te bindur se gjithcka do te perfundoje sic duhet ne keto zgjedhje. Ky ka qene nje qendrim tjeter qe vezhguesit nderkombetare te OSBE/ODIHR-it kane dhene ne lidhje me pritshmerite rreth procesit zgjedhor te 23 qershorit ne Shqiperi. “Rruga drejt integrimit evropian vijon, nje gje e tille eshte vendosur me pare dhe eshte bere goxha pune”, mesohet te jete shprehur koordinatori Bateli. Teksa ka shtuar me tej edhe faktin se “gjerat jane organizuar sic duhet ne qendrat e votimit”, nje fakt pozitiv ky qe ndikoi ne mbarevajtjen e procesit zgjedhor si te tille. "Keto kane qene zgjedhje substantive, qe i kane dhene shqiptareve zgjedhje reale, tani eshte koha qe udheheqesit politik te degjojne vullnetin e popullit”, perfundon deklarata e OSBE/ODIHR-it. Duke permbyllur keshtu, kuadrin ne pergjithesi pozitiv te vleresimit te saj per ecurine e deritanishme te procesit zgjedhor te 23 qershorit ne vendin tone.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›