Berisha: Ina Rama mashtroi dje shqiptarët

Kryeministri Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë i është referuar sërish demonstratës të dhunshme të 21 janarit. Në fjalën e tij shefi i qeverisë theksoi se ai ka kërkuar hetim ndërkombëtar për ngjarjet e 21 janarit.
“Është e domosdoshme një hetim ndëkrombëtar dhe Shtetet e Bashkuara u treguan të gatshme. Unë i garantoj atyre se do ketë bashkëpunim të plotë për të kompletuar të gjithë hetimin” theksoi Berisha.
Gjithashtu kryeministri Berisha ka akuzuar kryeprokuroren Ina Rama se ka mashtruar dje shqiptarët duke deklaruar se nuk ka një padi për demontruesit që qëlluan kryeministrinë.
“Zonja në krye të prokurorisë për të nderuar veten u tha shqiptarëve se nuk ka një padi për ata që i vunë zjarrin kryeministrisë. Ja akti i padisë që është bërë publik dhe që përfshin të gjithë organziatorët” theksoi Berisha.
Gjithashtu kryeministri Berisha theksoi se qeveria do të respektojë institucionin e prokurorisë për të hetuar ngjarjet e dhunshme të 21 janarit.
“E ftoj prokurorinë të vazhdojë hetimin por zonja për të nderuar veten u tha shqiptarëve se nuk ka padi. Unë akuzat i kam bërë për një transparencë të dosmosdoshme ndaj qytetarëve dhe jo si atak ndaj institucuoneve” theksoi më tej Berisha.
Gjithashtu kryeministri Berisha theksoi se të gjitha dëshmitë e vyera apo informacionet mbi demonstratën e 21 janarit, do të shpërblehen nga ana e qeverisë.
“Çdo dokument do të shpërblehet. Ftoj qytetarët të kontribuojnë për këtë hetim pasi një akt të tillë vendi nuk e ka njohur në historinë e tij” theksoi Berisha duke porositur ministrin e Financave që të hartojë një fond të posaçëm për të gjitha dëshmitë e vlefshme në kuadrin e hetimit parlamentar të asaj që ndodhi në 21 janar në kryqytet.
Gjithashtu kryeministri Berisha ka deklaruar në mënyrë definitive se Partia Demokratike anulon mitingun e parashikuar paqësor për t`u zhvilluar në kuadrin e reagimit ndaj dhunës në demonstratën e më 21 janarit.