E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

OSSH: 1025 abonentë vendosin panele diellore, fuqia e instaluar arrin në 102 MW

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, ka njoftuar se 1025 abonentë kanë instaluar panele fotovoltaike, me qëllim vetëprodhimin e energjisë elektrike. 

Sipas OSSH-së, fuqia totale e impianteve të instaluar arrin në 102 MW. Pjesa më e madhe e tyre janë vendosur në Tiranë dhe Durrës. Sipas shifrave panele kanë vendosur 627 konsumatorë, ose 59 përqind e instalimeve.

Sipas Entit Rregullator të Energjisë pjesa më e madhe e impianteve të lidhur me rrjetin iu përkasin bizneseve, që shfaqën interes të shtuar për vetëprodhimin e energjisë, pas nxjerrjes së tyre në tregun e liberalizuar në janar të vitit që shkoi. 

/ rtsh.al /

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›