E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSSH: Drita 24 orë me rastin e festave të fundvitit

"Konsumatorët shqiptarë do të furnizohen pa ndërprerje me energji me rastin e festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri”, bënë të ditur burime zyrtare nga OSSH. Për këtë OSSH shprehet se ka marrë të gjitha masat e nevojshme 

TIRANË- Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) të energjisë elektrike garantoi sot qytetarët shqiptarë se do të ketë furnizim me energji elektrike 24 orë gjatë ditëve të festave të fundvitit.
“Në bazë të urdhrit edhe të Kryeministrit Sali Berisha konsumatorët shqiptarë do të furnizohen pa ndërprerje me rastin e festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri”, bënë të ditur burime zyrtare nga OSSH.
Sipas burimeve, për këtë qëllim janë kryer remonte në nënstacione, rrjetet elektrike dhe kabinat e transformacionit.
Mësohet se grupet e rregullimit të avarive që janë në gatishmëri janë furnizuar me bazën materiale të nevojshme për përballimin e situatave, si dhe janë pajisur me të gjitha mekanizmat teknologjike për përcaktimin e defekteve në kabllo.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›