KSHB: Procesi i birësimit duhet ridimensionuar
Çdo zvarritje deri në finalizimin e birësimit është një shkelje e të drejtave të fëmijës. Ishte ky mesazhi i aktivitetit të organizuar nga KSHB për sensibilizimin e shoqërisë rreth birësimit. Në 2008 janë birësuar 60 fëmijë, ky proces kërkon ridimensionim.
TIRANE- Sensibilizimi i shoqërisë shqiptare rreth procesit të birësimit ishte qëllimi i një aktiviteti të zhvilluar nga Komuniteti Shqiptar i Birësimeve. Të pranishëm në këtë aktivitet ishte ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, zonja e Parë e vendit Teuta Topi, zëvendësministria e Punëve dhe Çështieve Sociale Marieta Proniari dhe përfaqësues të institucioneve që kujdesen për integrimin e fëmijëve jetim.
Sipas drejtoreshës së Komunitetit Shqiptar të Birësimeve Teuta Gjokrushi, shoqëria mundohet të fsheh birësimin nga një ndjenjë frike, por kjo është mjaft e dëmshmë për fëmijët.
Sipas Gjokrushit, numri i birësimeve brenda dhe jashtë vendit në vitin 2008është 60, dhe se ka një fluks të njerëzve që kërkojnë të birësojnë fëmijë të braktisur ndaj është i domosdoshëm ridimensionimi i procesit që ndihmon në përzgjedhjen e çifteve.
Në këtë kuadër ministri Alibeaj ka ofruar bashkëpunimin e institucionit të tij për përmirësimin e kuadrit ligjor në mënyrë që këta fëmijë të kenë një familje si të gjithë fëmijët e tjerë. (a.r/news24/balkanweb)