OSSH faturon një të vdekur
Edhe i vdekur nuk u shpëton dot faturave aforfe. Që prej 25 vjetësh i ndjeri Bajram Hekuri prehet në varrezat e Shishtufinës në Tiranë, ndërkohë që faturat e energjisë elektrike i shkojnë rregullisht në banesën ku nuk banon më askush.
Të afërmit e tij kanë vite që i kërkojnë KESH-it e më vonë OSSH-së që të lënë babanë e tyre të prehet i qetë dhe të shkarkohet nga çdo detyrim financiar të ngarkuar padrejtësisht nga faturistët e tyre. Sipas certifikatës së vdekjes, i ndjeri është ndarë nga jeta më 13 janar 1984. Ndërkohë që nga viti 2000 e në vazhdim, ky person është ngarkuar me fatura aforfe një deri në dy muaj në vit çdo vit. Shumat e faturuara nuk janë të vogla, por variojnë nga pesë mijë deri në gjashtë mijë lekë për çdo muaj.
Djali i të ndjerit çdo vit që nga viti 2000 i çon kërkesë drejtorit të OSSH-së ku i kërkon që të mos i vijnë më fatura babait të vdekur. Çdo vit kanë bërë pagesë me një mandat 440 lekësh dhe kjo vërtetohet edhe prej mandatit të vitit 2002, mandatpagese i lëshuar nga KESH-i me nr. 402 që vërteton se ka paguar për të bërë ndërprerjen e kontratës, por në OSSH faturat vazhdojnë të dalin në emër të të ndjerit, edhe pse ai nuk konsumon energji elektrike prej 25 vjetësh. Pra i ndjeri figuron debitor ndaj OSSH-së.
Gjithashtu, një rast tjetër që denoncohet në emisionin "Fiks Fare" është edhe ai i një qytetari, i cili paguan sahatin dhe OSSH-ja i thotë të shkojë ta blejë te privati. Një qytetar i Tiranës me faturën që vërteton se ka paguar vlerën për t‘u pajisur me sahat shkon në njësinë nr. 1 të OSSH-së në kryeqytet. Por drejtori i kësaj njësie i përgjigjet qytetarit që nuk ka sahate. Pagesa që ka bërë nuk i kthehet më dhe qytetarit i ngelet si e vetmja rrugë që të jetë në rregull me OSSH-në, blerja e sahatit te privati. Ndërkohë që shuma që i ka paguar në shtet është 25 000 lekë. Qytetari ka librezën që vërteton se paguan rregullisht detyrimet ndaj OSSH-së, mandatin e pagesës për sahatin me të cilin duhet të pajiset, por përgjigjja që merr nga OSSH-ja është se nuk ka sahate në magazinë.
Kur shkojmë dhe pyesim në Drejtorinë Zonale të OSSH-së së Tiranës, drejtoresha e zyrës së shitjeve, Makbule Gega, mohon faktin që mungojnë sahatet elektrike. "Ne kemi komplet bazën materiale e kemi të disponueshme për të bërë zbatimin e këtyre pagesave, d.m.th për të plotësuar abonentin me matës dhe të fillojë faturimi normal me faturë", deklaroi për "Fiks Fare" drejtoresha e zyrës së shitjeve të OSSH në Tiranë. Ndërkohë që qytetari faturohet nga OSSH-ja aforfe.
Një nga pikat e programit të kësaj qeverie është edhe garantimi i energjisë së mjaftueshme.
Dhe garantimin e furnizimit të popullit me energji qeveria "Berisha" ka premtuar se do ta siguronte nëpërmjet instalimit të matësve në të gjithë konsumatorët.
Madje në programin e saj qeverisës, Kryeministri Berisha ka premtuar se brenda vitit 2006 do të merrte fund faturimi aforfe.
Biseda e qytetarit që kërkon sahatin në njësinë nr. 1 të OSSH-së, Tiranë
Qytetari-Erdhën sahatet?
Magazinierja- Jo nuk kam marr gjë.
Qytetari- Po si do bëhet?
Magazinierja- Po çfarë faji kam unë
Qytetari- A më the se pas dy ditësh do marrim sahatin
Magazinierja- Ne i bëmë kërkesë nuk na dhanë, çfarë faji kam unë
Qytetari- Po çfarë faji kam unë që kam paguar paret
Magazinierja- Ti vjen tek unë, çfarë jam unë zyrë ankesash.
Qytetari- Ore ngelëm nëpër zyra. Na thanë për dhjetë ditë dhe nuk ka asnjë sahat
Drejtori i Njësisë nr.1- Pse nuk e kanë mbaruar ato?
Qytetari- Ata thonë se nuk ka sahate elektronike dhe me thanë se shko blije në pazar një sahat të ta vendosim
Drejtori i Njësisë nr.1- Ja të pyes unë t‘i them nëse kanë marrë matës
Qytetari- Po si t‘ia bëjmë do paguajmë aforfe ne?
Drejtori i Njësisë nr.1- Nuk kanë ardhur, nuk ka në magazinë
Qytetari- Po ne paguam paratë
Drejtori i Njësisë nr.1- Kishim shpresë se do të vinin.
Qytetari- Ju bëni edhe reklamë në televizor
Drejtori i Njësisë nr.1- Reklama është për kontratat ekzistuese.
Qytetari- Unë tani e kam mandatin, kam edhe librezën që paguaj rregullisht, ju duhet të thoshit se nuk ka sahat dhe nuk i paguanim paratë.
Drejtori i Njësisë nr.1- Nuk duhet të ishte bërë pagesa e asaj. Matësit nuk kanë ardhur fare.
Qytetari- Po u thua të tjerëve që mos të paguanin lekët.
Drejtori i Njësisë nr.1- Po ashtu shko blije, derisa unë nuk kam mundësi ta bëj.
Qytetari- Po unë në privat ta blej, se shteti nuk ka
Fiksi - Si ta blesh? Po lekët që i ke paguar, 2500 lekët.
Drejtori i Njësisë nr.1-Brenda këtyre lekëve është edhe matësi. Matës nuk ka tani...
Fiksi - Brenda këtyre lekëve është edhe sahati.
Qytetari - Ai thotë, meqenëse nuk ka sahat, shko blije te privati dhe e vendosin këta.
Unë të blej dhe... përveç 1800 lekëshit që kam paguar të paguaj dhe 5000 - 6000 lekë apo 1000 të tjera, ku ta di unë sa bën sahati. D.m.th. ky është shteti.
Drejtori i Njësisë nr.1 - Pres përgjigje nga ai.
Qytetari - Këto janë 400 e ca abonentë, është turp.
Drejtori i Njësisë nr.1 - Është bërë tenderi dhe nuk ka.
Qytetari - Më fal, kur nuk ka mos nxirr lajmërim.
Drejtori- Lajmërimi është kot.