OSSH ndërpret energjinë, Elbasani mbetet pa ujë
24/09/2009 Drejtori prek fondin pagave, shlyen 8 milionë lekë debite: Vendim hitlerian, prag pandemie
ELBASAN- I gjithë qyteti i Elbasanit duke përfshirë këtu qendrën spitalore, shkollat, të gjitha institucionet dhe konsumatorët familjar nuk janë furnizuar me ujë të pijshëm gjatë ditës së martë. E njëjta gjë ka ndodhur me fshatrat në Peqin, Cërrik, dhe të gjitha ujësjellësit që varen nga Ndërmarrja shtetërore Ujësjellës-fshat.
Ndërprerja e ujit
Shkak për ndërprerjen masive është bërë stakimi i energjisë elektrike nga OSSH-ja për shkak të borxhit që dy ujësjellësit kishin akumuluar. Kjo situatë e krijuar ka bërë që në mbrëmje prefekti i Elbasanit, Shefqet Deliallsi, pasi ka kontaktuar me drejtues të OSSH-së, ka filluar negociatat bashkë me drejtorin e përgjithshëm të ujësjellësve Taulant Zeneli për të arritur në një marrëveshje që do të kthente edhe energjinë elektrike në stacionet e pompimit të ujësjellësve. Po kështu për situatën e krijuar është krijuar ndërhyrja e ministrit Sokol Olldashi. Pas këtyre negociatave është arritur që me shlyerjen e ¼ së shumës nga ELBER, OSSH të kthejë energjinë duke kthyer ujin e pijshëm në të gjithë qytetin e Elbasanit. Ndërkohë duke qenë se Ndërmarrja e Ujësjellës-Fshat është shtetërore dhe subvencionohet nga shteti është arritur në një marrëveshje paraprake për kthimin e energjisë dhe shlyerjen e vazhdueshme të detyrimeve. Nisur nga ky problem, prefekti ka organizuar një takim mbrëmjen e së enjtes edhe me drejtorin e përgjithshëm të OSSH-së të blerë nga çekët. Aktualisht Elber ka bërë shlyerjen e 8 milionë lekëve të reja dje në mëngjes, ndërsa i detyrohet OSSH-së edhe 20 milionë lekë të reja. Ndërkohë ndërmarrja Ujësjellës Fshat i detyrohet rreth 25 milionë lekë të reja, të akumuluara ndër vite, kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike. Vendimi është cilësuar si i papërgjegjshëm nga kompania e ujësjellësit ELBER që furnizon me ujë qytetin e Elbasanit. Drejtori i kësaj kompanie Atila Gjyladin e ka cilësuar si hitlerian hapin e ndërmarrë nga OSSH-ja pasi sipas tij ndërprerja e ujit në kohën e pandemisë së gripit të derrave është një absurd i vërtetë. “ OSSH la pa ujë 120 mijë banorë të Elbasanit duke mos menduar për pasojat që shoqërohen në të tilla raste. E ritheksoj se ndërprerja e ujit në kohë pandemie është metodë hitleriane. Pandemia e derrave përhapet thjesht nga mungesa e higjienës dhe pastërtisë”. Më pas Gjyladin ka nënvizuar se për të shpëtuar popullatën nga drama e mungesës së ujit është detyruar që të fusë duart në fondin e pagave të punonjësve. “Për herë të parë gjatë gjithë këtyre viteve unë vura dorë në fondin e pagave të kompanisë dhe shlyem 8 milionë lekë. Ne jemi si të gjithë ujësjellësit e tjerë, të cilët kanë pa paguar qindra milionë lekë. Megjithatë, vetëm në Elbasan u ndërpre furnizimi me energjinë”.
Nuk i shlyen detyrimet OSSH-së
Korça pa ndriçim publik,
Bilishti pa ujë të pijshëm
Korçë- Gjatë 24 orëve të ditës së mërkurë qyteti i Korçës ka qenë pa ndriçim publik, çka do të thotë se në rrugët, sheshet dhe bulevardet e këtij qyteti nuk ka pasur energji elektrike. Ndërkohë gjatë 24 orëve në fjalë banorët e qytetit të Bilishtit kanë mbetur pa ujë të pijshëm. Si për qytetin e Korçës, ashtu edhe për atë të Bilishtit, anomalitë e shkaktuara më sipër kanë ardhur si rezultat i mospagesës së faturave të energjisë elektrike. Përgjegjëse për këtë situatë të krijuar në qytetin e Korçës është bashkia e këtij qyteti, e cila nuk ka paguar faturat, pasi pretendon se nga ana e OSSH-së i është faturuar energji më shumë nga sa konsumohet realisht, ndërsa për qytetin e Bilishtit, mungesa e ujit të pijshëm ka ardhur si pasojë e mospagimit të faturave për energjinë e konsumuar nga ana e Shoqërisë së Ujësjellës- Kanalizime, e cila për muaj të tërë me radhë figuron debitor pranë OSSH-së. Për rrjedhojë OSSH i ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike stacionit të pompave të ujit. Ndërkaq mësohet se bashkia e Bilishtit dhe shoqëria e Ujësjellës- Kanalizimeve ka hyrë në bisedime me OSSH, ndërsa bashkia e qytetit të Korçës, deklaron se do ta çojë çështjen në gjykatë. Aktualisht nuk dihet nëse OSSH do të vendosë të japë energji për ndriçimin publik të qytetit të Korçës dhe stacionin e pompave të ujit në Bilisht. V. Hasani
Largohet një mësuese, nxënësit protestojnë duke mos hyrë në klasë
Shkurtimi i mësuesve sjell anomali, 22 nxënës pa mësim
Drejtori i DAR Berat, mësuesit pa kualifikim janë zëvendësuar
BERAT- Shkurtimi i mësuesve si pasojë e rënies së numrit të nxënësve nëpër shkolla ka krijuar jo pak anomali në zhvillimin normal të mësimit. Problemi më i mprehtë është regjistruar në shkollën nëntë vjeçare “Qazim Bejko” në fshatin Bilç në rrethin e Beratit. Si pasojë e rënies së numrit të nxënësve nga 206 që kishte një vit më parë në 182 që ka këtë vit Drejtoria Arsimore ka hequr nga puna një mësuese në këtë shkollë. Por, heqja nga puna e mësueses Salushe Bendi dhe zëvendësimi i saj me një tjetër mësues jo vetëm që nuk është mirëpritur, por ka lënë pa mësim 22 nxënësit e klasës së katërt. Nxënësit shprehen se nuk kanë mundur ta fillojnë vitin shkollor për këtë vit dhe pse drejtoria e shkollës ka bërë zëvendësimin e mësueses. Mësuesja e hequr nga puna duke e cilësuar si pa të drejtë largimin nga puna vazhdon të mbajë peng klasën duke mos lejuar kolegun e saj të zëvendësuar të zhvillojë mësimin për nxënësit. Në të tilla kushte ata kanë preferuar që mësuesja t’u japi mësim në kushte private jashtë territorit të shkollës duke mos pranuar që mësuesi i zëvendësuar të futet në klasë. Duke pasur preferenca personale për ish mësuesen prindërit ngrenë zërin duke quajtur të padrejtë largimin e mësueses nga shkolla dhe kanë dal në krah të saj dhe pse kjo ka ndikuar në mos fillimin e vitit të ri shkollor për këtë vit. Ndërkohë që drejtori i shkollës Çlirim Tare është shprehur se këto janë vetëm pakënaqësi të vogla që do të zgjidhen me kalimin e ditëve dhe pse nga ana tjetër vetë nxënësit dhe prindërit shprehen se mësimi nuk ka filluar për këtë vit. Ndërkohë që rreth problemit është shprehur dhe Drejtori i Drejtorisë Arsimore në Berat Yzedin Hima. Duke u shpreh qartë se shkolla e fshatit Bilç ka rënie në numrin e nxënësve, Hima ka pohuar se mësuesja Bendi nuk ka arsimin përkatës dhe sipas kritereve ajo duhet të pushohej nga puna, çka dhe është bërë nga kjo drejtori. Hima shprehet se mësuesit e larguar nuk duhet të bëhen pengesë në zhvillimin e mësimit pasi në të kundërtën do të ketë marrje masash deri tek drejtorët e shkollave. Por Hima mohon gjithashtu faktin se në klasën e katërt të shkollës së Bilçës nuk zhvillohet mësimi. S. Gorica
Nuk u arrit frenimi
Përplasen dy mjete, aksidentojnë
policin rrugor
ELBASAN-Një efektiv policie dhe dy drejtues mjetesh janë aksidentuar nga përplasja e dy mjeteve në afërsi të Peqinit. Po kështu në një tjetër përplasje në hyrje të Elbasanit një grua mbeti e dëmtuar teksa drejtonte mjetin e saj golf. Aksidenti i parë ndodhi në vendin e quajtur Kthesa e Gjocajt në autostradën e Peqinit. Automjeti tip Benz i drejtuar nga shtetasi Ramazan T. me banim në Dragot të Elbasanit është përplasur me automjetin tip Benz i drejtuar nga Arben M. me banim në Tiranë. Si pasojë e përplasjes së automjeteve ka mbetur i plagosur rëndë punonjësi i qarkullimit rrugor Ilir Mehmeti 35 vjeç me banim në Elbasan, i cili në atë çast ishte duke kryer shërbim në këtë aks rrugor. Punonjësi i Policisë Rrugore është dërguar në spitalin e Elbasanit, por duke parë gjendjen e rëndë shëndetësore ai është nisur për shërbim më të specializuar drejt Maqedonisë. Ndërkohë automjeti i drejtuar nga shtetasi Ramazan T. ishte duke transportuar një kufomë që vinte nga Italia dhe udhëtonte drejt fshatit Dragot. Sipas dëshmisë së njërit prej drejtuesve, efektivi i policisë ka dalë në rrugë duke ndaluar menjëherë automjetin e shërbimeve funerale, por mjeti tjetër që vinte është gjendur pa përgatitur për këtë dhe fillimisht është përplasur me mjetin funeral dhe nga devijimi ka marrë përpara edhe efektivin e policisë. Ende nuk janë përcaktuar qartë shkaqet e aksidentit si dhe fajtorët. Dy drejtuesit e mjeteve të dëmtuar kanë përfunduar në spital me dëmtime të lehta. Por aksidentet nuk kanë përfunduar me kaq pasi rreth një orë pas këtij aksidenti një tjetër është regjistruar në hyrje të Elbasanit. Automjeti i drejtuar nga Klejda Z. 29 vjeçe me banim në Tiranë është përplasur me një furgon udhëtarësh me targë PE 043 A i drejtuar nga Nuredin C. me banim në Peqin në vendin e quajtur “Lulet” në autostradën Elbasan-Metalurgji. Furgoni transportonte udhëtarë nga Elbasani në drejtim të Peqinit. Nga ky aksident ka mbetur e plagosur shtetasja Klejda Zaimi dhe kanë marrë plagë më të lehta disa shtetas të tjerë.
L. Lleshi
Shpronësimet, banorët e Frakullit në protestë
Jo ndërtimit të autostradës Levan-Tepelenë
FIER- Nuk jemi dakord me çmimet e shpronësimeve Kanë dalë sërish në protestë masive gjithë banorët e komunës Frakull për të ndaluar punimet e autostradës Levan-Tepelenë. Shkak kanë qenë shpronësimet e tokave të tyre. Banorët nuk janë dakord me çmimin e shpronësimeve çka i ka detyruar disa herë të hidhen në protesta. Banorët mëngjesin e djeshëm kanë bllokuar punimet në kilometrin e 3 të punimeve. 220 familjet e komunës Frakull nuk kanë lejuar vazhdimin e punimeve të firmës që ka fituar tenderin me pretendimin se nuk janë dëmshpërblyer sipas vendimit të Këshillit të Ministrave. Protestës i janë bashkuar edhe 15 familje të tjera që nuk janë shënuar fare në listën e shpronësimeve. Në paraditen e djeshme banorët kanë protestuar para godinës së komunës dhe më tej në afërsi të tokës ku po kryhen punimet për ndërtimin e autostradës. Sipas tyre, këto familje janë lënë jashtë skemës, prej 1600 lek për m2 duke deklaruar që toka e tyre do të shpronësohet me çmimin prej 350 lekë të reja për m2, edhe pse sipërfaqja ndodhet në të njëjtën ngastër toke. Banorët janë shprehur se nuk do të lejojnë ndërtimin e autostradës në tokën pronë të tyre, deri sa shteti të heqë dorë nga ky qëndrim fyes dhe tallës. “Nuk jemi dakord me çmimin e tokës. Ne jemi në aksin rrugor Fier-Vlorë në Levan brenda parcelave ne kemi ndryshim çmimesh. Përveç kësaj ne kemi ngelur pa marrë lekët, ka thënë banori i fshatit Levan, ne jemi shumë të indinjuar, sepse çmimi është i ulët”. Banorët e kësaj zone janë të indinjuar dhe ia janë drejtuar qeverisë, ministrit të Transporteve dhe drejtorit të shpronësimeve. Edhe pse kemi dërguar ankesë me shkrim, nuk kemi marrë asnjë lloj përgjigjeje. Ne na takon ligjërisht një çmimi i arsyeshëm i vendosur nga qeveria”. “Ne nuk do të lejojmë më vazhdimin e punimeve”,-thotë Nazif Taka, banor i kësaj komune pa marrë dëmshpërblimin që na takon. A. Damini