OSSH ndërpret energjinë në Tiranë

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka njoftuar për ndërprerje të gjata të energjisë elektrike në zonën e Tiranës. Sipas OSSH për shkak të motit të keq shumë linja elektrike të operatorit të sistemit të transmetimit kanë pësuar avari të rënda dhe stakimi i energjisë është i detyrueshëm. Zonat që do të mbeten pa drita derisa të normalizohet situata janë periferia e kryeqytetit dhe fshatrat përreth. Linjat me probleme janë Koman-Tiranë-Elbana dhe Vau i Dejës-Tiranë ku po punohet intensivisht. Ndërkaq probleme e njëjta situatë paraqitet edhe në periferinë e Durrësit ku edhe atje ka avari në linjat e transmetimit.