OSSH, ndërpret energjinë në disa qytete, shkak riparimet

Sot në disa qytete të vendit do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas OSSH-së ndërprerjet do të bëhen për shkak të riparimeve për fuqizimin e nënstacionit të Shkozetit. OSSH-ja gjithashtu njofton se po montohen paisje të reja 110 kw dhe po vihen në punë impianti i ri 6 kv. Kështu nga ora 7:00 e mëngjesit deri më 15:00 dot të ketë ndërprerje të energjisë për Durrësin, Shijakun, Shkozetin, Vorën, Golemin, Kavajën dhe Rrogozhinën.