E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Sukthit. Drejtuesi i një kamioni trajler me traga të Durrësit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së madhe duke bërë që kamioni të devijojë dhe të përplaset me trafik-ndarësen duke dëmtuar rreth 30 metra të saj. Drejtuesi i automjetit mësohet se është jashtë rrezikut për jetën, por automjeti i tij ka pësuar dëme të mëdha. Policia rrugore ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po kryhen hetimet e nevojshme. Falë ndërhyrjes së policisë është bërë i mundur zhbllokimi i rrugës dhe po punohet për vendosjen e trafikndarësit të dëmtuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›