OSSH, privatizimi me i keq i qeverise
Teksa shitja OSSH-se, kompanise ceke "CEZ" ne vleren e rreth 100 milione eurove u quajt sukses rajonal nga qeveria shqiptare, ajo qe po ndodh nje vit pas privatizimit te kesaj kompanie ne terren, mund te quhet me plot gojen nje deshtim. Tv "Klan" ka muaj qe gjendet prane qytetareve shqiptare me nje mori kronikash, ku ne zona te tera dritat kane ikur me dite dhe po me dite kane qene dhe vonesat e OSSH -se ne riparimin e situates. Ndryshe nga shume kompani te tjera shteterore, qe kur u privatizuan rriten cilesine e sherbimit, me OSSH-ne ndodhi e kunderta. OSSH u sherbente me mire dhe me me cilesi qytetareve kur ishte publike, sesa tani qe eshte private. Teksa OSSH shteterore iu pergjigjej ankesave te qytetareve brenda disa oreve, OSSH private u pergjigjet brenda disa javeve. Teksa nje subjekti privat per te lidhur nje kontrate me OSSH shteterore i duhej nje jave, me OSSH private i duhet me shume se 3 muaj. OSSH kishte premtuar perpara privatizimit se do te investonte shuma te medha, thuhej rreth 200 milione euro, per te permiresuar cilesine e sherbimit. Nderkohe qe pas nje viti investimet jane pothuajse zero. Madje burime prane drejtorise rajonale te OSSH-se, se Tiranes bejne te ditur per "Klan" se, ne kete moment nuk ka asnje meter kabull per t'iu pergjigjur emergjencave dhe Tirana eshte plotesisht ne meshire te fatit. Tashme eshte e qarte per te gjithe se OSSH eshte shnderruar ne nje hinke qe vetem mbledh leke nga qytetaret shqiptare dhe nuk investon asnje kacidhe. Ne kete situate "topi" i ngelet qeverise shqiptare. A duhet te vazhdoje qeveria shqiptare te "masturboje" me shifren e privatizimit te kesaj kompanie, apo te gjendet prane interesave te qytetareve shqiptare, duke e detyruar kete kompani tashme private te respektoje te gjithe pikat e kontrates? Kete pergjigje, qeveria shqiptare e ka te qarte. I mbetet vetem te veproje ose ne te kundert te ndeshkohet nga qytetaret e vet.
Marre nga Tv "Klan"