Vizat, shpresa e fundit e Rames per bojkotin
Arben Vata
Kur Ilir Meta tha te enjten ne mbremje ne Kuvend, se duke lejuar deputetet qe te hyjne e dalin ne parlament pa lene asnje gjurme, Edi Rama po mbronte interesat e 30 biznesmeneve ne grupin e tij parlamentar, me siguri ai nuk mendonte se ky grup deputetesh vinte per te firmosur sa per te mos djegur rrogen e deputetit. Kjo gje mund te thuhet ne fakt per pjesen me te madhe te deputeteve aktuale te kesaj partie, te cilet, zyrtarisht nuk kane te ardhura te tjera per te mbajtur ne kembe ekonomine e familjeve te tyre. Ndaj edhe zgjidhja qe pritet te konfirmohet sot ne mbledhjen e Asamblese, per te lejuar grupin e deputeteve per te marre pjese kryesisht ne diskutimet e lira jashte rendit te dites ne seance plenare, realisht eshte veprim logjik i thyerjes se pare bojkotit nga ana e PS. Edhe heren e pare, deputetet socialiste hyne ne Kuvend, duke pare vendosmerine e mazhorances per zbatimin e Kushtetutes, hyne ne parlament vetem per te mos djegur mandatet dhe rrjedhimisht edhe te ardhurat e majme qe vijne prej tij.
Por kjo taktike, qe gjithsesi nuk eshte e sinqerte pasi ndryshe nga sa thane socialistet nuk po rrine ne parlament per te kerkuar transparence, duket se eshte provizore. Rama po prêt ndoshta mesin e prillit per te pare rekomandimin e Komisionit Europian per liberalizimin e vizave per shqiptaret, per te vepruar me pas. Ky akt i pritshem do ta vinte Ramen dhe partine e tij perpara shume dilemave. Ne rast se vendoset heqja e vizave, ky veprim do te pershkallezonte vendosmerine e mazhorances sa i takon pretendimit te PS per hapjen e kutive dhe po ashtu shtonte presionin e nderkombetareve ndaj socialisteve per transparence por sipas Kushtetutes se vendit. Dhe nese kancelarite e huaja vendosin te na lejojne te levizim lirisht pa viza ne vendet e zones Shengen, do te thote se vec kritereve teknike, vleresojne edhe performacen politik te qeverise dhe qendrimin e saj ne mbrojtje te ligjit dhe Kushtetutes se vendit. Kesisoj, heqja e vizave do ta veshtiresonte edhe me aksionin politik jashteparlamentar te Rames, qe ne keto kushte nuk do te kishte shume argumente per t'i kerkuar shqiptareve te protestonin ndaj qeverise. Por edhe keta te fundit, pavaresisht bindjeve dhe preferencave politike, nuk do te kishin motiv per te protestuar ndaj qeverie, e cila edhe pse me vonese, ben te mundur plotesimin e nje deshire gati 20 vjecare.
Ne nje rast te tille, aplikimi i praktikes - transparence ne Kuvend dhe protesta ne rruge, do te ishte i pa logjikshem edhe per shume socialiste, te cilet nuk do te kishin me arsye per te ndjekur kete aksion te paqarte te Edi Rames. Por, ajo qe Rama mesa duket shpreson fort eshte nje deshtim i mundshem i qeverise per te mbajtur premtimin e saj, qe brenda vitit te pare te mandatit te saj te dyte, te merret vendimi per heqjen e vizave. Ndersa ne rastin e pare, perpara Rames ka nje skenar te pa qarte te aksionit politik, e nje rast te tille, skema eshte e qarte. PS do te pershkallezonte si qendrimin ndaj parlamentit, ashtu edhe manifestimet ne rruge. Nje mundesi e tille, do te ishte gjeniale per Ramen, i cili ne kete forme do te mundohet te mbaje peshe partine dhe elektoratin ne pergjithesi, deri ne afrimin e kohes per zgjedhjet lokale, qe ne baze te ligjit duhet te mbahen brenda nje viti. Mosmbajtja e premtimit te qeverise, do ta bente Ramen qe te intensifikonte edhe inkursionet e tij me nderkombetaret, brenda e jashte vendit, duke kerkuar zgjedhje te parakohshme, te cilat sipas skenarit qe flitet vetem ne korridoret e PS mund te mbaheshin se bashku me ato lokale. Duke shtuar presionin gjithandej, Rama do te pranonte futjen e grupit te PS ne Kuvend, me kushtin qe te ndryshohej ligji zgjedhor, sipas rekomandimeve te OSBE-ODHIR, duke lene keshtu jashte vemendjes komisionin per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit.
Hipotetikisht, kjo do te ishte prognoza me e kendshme politike per Edi Ramen, por kjo nuk do te thote se mazhoranca aktuale do ta ndiqte pike per pike ate. Dy lideret e saj, Berisha dhe Meta kane deklaruar mese njehere, se zgjedhjet e reja politike do te jene te dielen e fundit te muajit qershor 2013, sipas Kushtetutes. Duke lene keshtu te kuptohet se nuk do te pranojne asnje imponim nga Rama per nje marreveshje qe do te synonte zhvillimin e dy pale zgjedhjeve ne nje kohe. Ne politike nuk thuhet asnjehere kurre, por aktualisht nuk ka premisa qe skenari i enderruar nga Rama dhe qe fillon me mos-liberalizimin e vizave te behet realitet. Te gjithe institucionet qe kane ne dore vendimmarrjen per kete ceshtje, jane shprehur se ky akt do te ndodhe me siguri dhe qe kjo nuk ka te beje me situaten politike ne Shqiperi, e cila gjithsesi ndikon negativisht ne aspiraten per marrjen sa me pare te statusit si vend kandidat ne Bashkimin Europian. Pavaresisht asaj qe shpreson Rama, qe heqja e vizave dhe mundesisht edhe aderimi ne BE, te ndodhin ne nje kohe kur qeverine shqiptare ta drejtoje ai, prapeseprape, liberalizimi i vizave eshte nje ceshtje e shtruar per zgjidhje dhe ne nje kohe te shpejte nga ana e organizmave te huaja qe i kane prej kohesh nen monitorim institucionet dhe agjencite e specializuara ne Shqiperi. Ndaj dhe endrra e Rames me vizat nuk mund te jete nje kauze tjeter per te mbajtur PS jashte parlamentit dhe njerezit ne rruge, e penguar sikurse thone te gjithe, progresin drejt procesit integrues ne Bashkimin Europian.