E Diel, 1 Nëntor 2026

OSSH remonte nga e hena qytete e fshatra pa drita

TIRANE- Ne fillim te javes qe vjen Operatori i Sistemit te Shperndarjes do te beje remonte te linjave te transmetimit ne nje sere nenstacionesh. Si pasoje do te mbeten 7 ore pa energji elektrike nje pjese e madhe e qyteteve dhe fshatrave perreth. Remonti do te zgjase nga data 6-10 shtator ora 900-1600. Remonti i nenstacionit Kavajes do te lere pa energji Kavajen dhe zonat perreth. Remonti i nenstacionit te Cerrikut do te ndeshkoje Cerrikun Peqinin Gramshin Belshin Kajanin Cerrujen Iben Berzhiten Mulletin etj. OSSH ka njoftuar se nga stakimi i nenstacionit te Cerrikut do te mbeten pa energji disa nenstacione si ai i Ibes Peqinit Belshit Gramshit Cerrujes etj. Nje tjeter nenstacion ku do te kryhen punime do te jete ai i Qafe-Molles dhe per pasoje do te jene pa drita Qafe-Molla Shengjergji Shupali e fshatrat perreth. Remontit do ti nenshtrohet edhe nenstacioni i Delvines qe do te lere pa drita Delvinen dhe zonat perreth. Nderkohe stakimi i nenstacioneve te Fushe-Kuqes dhe Rriles do te lere pa energji Fushe-Kuqe Rrile e zonat perreth. ne fillim te javes qe vjen do te jete pa energji edhe Vojniku si pasoje e punimeve qe do te behen ne nenstacionin e tij. Gjithashtu remonitit do ti nenshtrohet edhe nenstacioni i Skeles ne Vlore qe do ta lere kete zone per 7 ore pa anergji elektrike.
s.g/GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›