Tragjedi në Tiranëvdesin në pusdy vëllezër
TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e sotme rreth orës 15:20 një familje në fshatin Pezë-Helmes të Tiranës. Teksa punonin për pastrimin e një pusi 2 vëllezër nuk kanë mundur të dalin të gjallë prej tij.
Tragjedia gjatë pastrimit të pusit, nuk është mundur të evitohet pasi dyshohet të jenë carë disa tuba gazi që ndodheshin nën tokë. Mësohet se për tu ardhur në ndihmë vëllezërve Përparim dhe Hajri Pulaj, përkatësisht 37 dhe 34 vjec, janë futur në pus edhe shtetasit Asllan Jata 66-vjec dhe Dritan Pulaj 23 vjec, por pa mundur të bëjnë gjë.
Forca të shumta policie janë mbledhur në vendngjarje duke nisur hetimet, ndërsa focat RENEA kanë ndërhyrë për nxjerrjen e trupave të pajetë. Fillimisht, në gjendje të rëndë shëndetësore u nxorrën nga pusi 2 personat që hynë për ndihmë, të cilët u transportuan menjëherë drejt Spitalit Ushtarak, e më pas trupat e pajetë të dy vëllezërve Pulaj.
Pritet që ekspertiza mjekoligjore të nxjerrë edhe shkakun e asfiksimit të dy vëllezërve.
(m.a/BalkanWeb)