Tiranë/ Vdesin të asfiksuar në pus 2 vëllezërit

Dy vëllezër kanë humbur jetën sot në fshatin Pezë-Helmës të Tiranës, ndërsa ishin duke pastruar një pus. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në momentin kur dy vëllezërit Përparim dhe Hajri Pula përkatësisht 37 dhe 34 vjeç ishin duke pastruar pusin në momentin kur janë ndiher keq nga gazi i çliruar në fund të pusit dhe kanë kërkuar ndihmë.
Menjëherë në ndihmë të tyre kanë shkuar Dritan Pula 23 vjeç, dhe Edvin Rada por pa mundur të bëjnë gjë pasi edhe ata janë ndiher keq si pasojë e gazit.
Këta të fundit janë plagosur dhe janë dërguar menjëherë në spitalin ushtarak ku Dritan Pula ndodhet në rrezik për jetën ndërsa Edvin Rada është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që dy vëllezërit Përparim dhe Hajri Pula kanë mbetur të vdekur.
Ndërkohë ekspertiza mjeko-ligjore gjatë ekzaminimit të dy trupave ka dalë në përfundim se dy vellezërit Përparim dhe Hajri Pula janë asfiksuar nga gazi i lëshuar nga pompat e ujit.
Ndërkohë në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe Deputeti i PS-së Dashamir Peza i cili e ka cilësuar ngjarjen si një fatkeqësi e madhe për banorët e fshatit Pezë Helmës. Në një prononcim për "Ora News" Peza pasi ka treguar të gjithë ngjarjen ka theksuar se kjo ngjarje është edhe një apel për të gjithë komunitetin e këtij fshati që të jenë më të kujdesshëm për shmangur tragjedi të tilla pasi duhen kushte teknike rigoroze për të kryer këto punime.