E Shtunë, 31 Tetor 2026

OST Ne 11-13 janar Tirana dhe Vlora do te kene nderprerje energjie

Per shkak te punimeve ne sistemin e transmetimit ne tre ditet ne vijim ne disa zona ne Tirane dhe Vlore do te kete kufizime ne furnizimin me energji elektrike. Ky njoftim erdhi nga Operatori i Transmetimit te energjise OST. Sipas burimeve te OST per punimet lidhur me marrjen e sinjaleve per sistemin SCADA/EMS ne qendren e re Dispecerike do te stakohen dy transformatore ne nenstacionin e Selenices. Ky stakim do te behet ne daten 11 Janar dhe ne oraret 09-1130 dhe 1200-1430 do te kete nderprerje te energjise ne zonat Bashkia Selenice komunat Armen Llakatund dhe Selishte ne qarkun e Vlores. Ndersa ne daten 12 janar ne oren 1000-1400 per shkak te punimeve per mbrojtjen e linjes 35 kV Sharre -TEC 30/2 ne nenstacionin e Sharres do te kete stakim te Linjes 35 kV Sharre-TEC. Gjithashtu per pasoje do te jene pa energji zonat Kombinat Yzberisht Mezez Ndroq. Ndersa ne 13 Janar nga ora 0900-1500 per shkak te punimeve te nevojshme ne linjat 220 kV Tirana -Elbasan do te stakohet remonti i Fidrit 126 ne Nenstacionin Kinostudio. Madje per pasoje do te mbesin pa energji edhe zonat Tufine dhe ish Uzina e Tankeve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›