E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oazet e taksave, cfare jane dhe si mund te thahen

Zoran Arbutina

Kursimi i taksave, eshte nje metode e preferuar. Nje mundesi te tille e krijojne prej kohesh "oazet e taksave". Kjo mundesi nuk do te ekzistoje me gjate. Per kete rane dakord vendet e G-20-es

Oazet e taksave jane edhe tregje financiare jashte vendit

Oaze taksash quhen vende ose zona te vogla qe kane nivel shume te ulet taksash. Per personat ose firmat e vendeve me taksa te larta, keto zona mund te jene terheqese, prandaj ata ndryshojne vendbanimin ose qendren e punes. Ne shumicen e rasteve keto vende ose zona jane edhe tregje financiare jashte vendit (offshore), qe karakterizohen nga taksa te ulta, sekrete te mbrojtura mire bankare si dhe kontrolle minimale financiare.

Tipike per oazet e taksave jane edhe numri i larte i firmave- kuti postare. Keto jane firma qe kane vetem nje kuti postare ne vendin me taksa te uleta, nderkohe qe biznesi kryhet diku tjeter, ne vendin e administrimit.

Ishujt e vegjel preferohen si oaze taksash

Shpesh ishujt e vegjel sherbejne si vende per tregjet financiare (offshore), jo rralle ndodh qe ato kane qene ish - koloni britanike ose filiale. Megjithate, offshore ne kete rast duhet kuptuar ne aspektin juridik dhe jo gjeografik: tregjet financiare ndodhen jashte normave te zakonshme juridike.

Nje ishull i tille eshte Xhersi (Jersey). Ai eshte ishulli me i madh i Kanalit te La Manshit dhe ndodhet ne pronesi te drejtperdrejte te familjes mbreterore britanike. Duke qene subjekt i vecante juridik, ai nuk eshte pjese e BE-se.

Veshtiresohet vazhdimi i ekzistences si oaze taksash te ishujve si Xhersi

Per dekada me radhe ky ishull i ka sherbyer te pasurve te botes si port i sigurt, per te shpetuar parate e tyre nga autoritetet fiskale te vendeve ku ndodhen. Sistemi liberal i taksave te atjeshme ka favorizuar multi-milioneret e botes. Ata paguajne vetem 5 per qind te taksave mbi te ardhurat, nderkohe qe njerezit me te ardhura mesatare duhet te paguajne 20 per qind. Edhe shume banka dhe fonde Hexh (Hedge) e shfrytezojne kete vend me kontroll te dobet financiar per te zhvilluar pa u trazuar bizneset e tyre.

Por klima do te ndryshoje. Ne kuader te luftes kunder krizes boterore vendet e G-20 rane dakord ne takimin e Londres qe te luftojne oazet e taksave kudo ne bote. Per kete OECD publikoi nje liste "te bardhe" , nje "te zeze" dhe "nje te bardhe". Keto lista japin informacione se deri ku vende te caktuara zbatojne ne praktike standardet nderkombetare te taksave.

Te ndodhura nen kercenimin e sanksioneve tregtare dhe ekonomike, shtetet e shenuara ne to jane te detyruara ose te zbatojne standardet nderkombetare te taksave, ose te nenshkruajne marreveshjen perkatese me OECD-ne. Ne kete menyre "lista e zeze" u boshatis. Dhe Xhersi, i cili ka lidhur marreveshje per kembimin e informacioneve me 12 shtete, vleresohet nderkohe si rast qe duhet marre si shembull, ish parajsa e taksave eshte futur sot ne "listen e bardhe". DW


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›