Premtimi, Meta: Flote te re peshkimi
Lideri i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, zhvilloi dje nje vizite ne portin e Durresit, ku bashkebisedoi me peshkatare per shqetesimet dhe problemet qe ata kane, duke u premtuar ndertimin e nje flote te re peshkimi. "Do te ndertojme nje flote te re peshkimi, qe te jete shume agresive per te rritur kapacitetet e peshkimit, per te shfrytezuar keto resurse te jashtezakonshme, qe i ka dhuruar natyra vendit tone", premtoi Meta. Gjate takimi ai shoqerohej nga dy kandidatet per deputete te Qarkut te Durresit, Lefter Koka dhe Artur Zheji. Ish-kryeministri garantoi peshkataret, per mbeshtetjen e Levizjes Socialiste per Integrim per zgjidhjen e ketyre problemeve, menjehere pas fitores se LSI ne 28 qershor.