PS: Rritja e pagave dhe e pensioneve, e vonuar
Nensekretari per Programin ne Partine Socialiste, Ilir Beqja, i komentoi dje si te vonuara prej dy vitesh, vendimin e fundit te qeverise per rritjen e re te pagave dhe pensioneve. "Per pensionistet dhe punetoret e varfer, ky eshte nje lajm i mire. Por kjo rritje eshte shume e vonuar. Duhet te kishte ndodhur shume kohe me pare, qe prej me shume se dy vjetesh", reagoi Beqja. Sipas tij, fatura e energjise elektrike eshte rritur 140 %, buka e perditshme eshte rritur 140 %, kokrra e vezes eshte rritur 133 % dhe litri i vajit eshte rritur 180 %. Zyrtari socialist u shpreh se nen panikun e humbjes se 28 qershorit, kryeministri nuk mundi te fshehe mosmbajtjen e premtimeve dhe mosrealizimin e programit te qeverise se tij.