E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama- Sarkozi E pashmangshme renia e Gadafit

Vendimtare mund të quhen këto orë në kryeqyetin e Libisë, Tripoli, ku kryengritësit kanë avancuar drejt qendrës së qytetit dhe luftimet kundër forcave të Gadafit zhvillohen pranë rezidencës Bab Al Azizia. Avionët e NATO-s fluturojnë mbi qiellin e Tripolit.

Presidenti francez Nikolas Sarkozi dhe kreu i shtetit amerikan Barak Obama diskutuan për situatën në Libi nëpërmjet një bisede telefonike. BBC raporton se dy zyrtarët e lartë kanë rënë dakort për të vijuar përpjekjet ushtarake në mbështetje të autoriteteve legjitime libiane. Obama: “Gadafit dhe mbështetësve u mbaroi koha”. Kryengritësit nuk kanë gjetur Muamar Gadafit në bunkerin e tij. ato ngritën flamurin rebel në kompleksin libian të Muamar Gadafi në Bab al Azizy. Rebelët kanë gjetur gjurmë të kolonelit.

Rebelët po boshatisin bunkerin ku kishte arsenal ttë madh armësh të kolonelit. Dyshimet se koloneli apo mbështësit e tij mund të kenë qenë brenda bunkerit deri momentin e fundit janë ngritur pasi rebelët kanë gjetur në zjarr enë me caj të nxehtë. Por kërkimet për zbulimin e vendit ku fshihet Gadafi po vijojnë njëkohësisht me hetimet nga agjencia e shërbimit sekret britanik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›